ASNJËHERË MOS E HUDHNI LËVOREN E BANANES, JA PSE

Banana është një prej frutave tropikale më të kërkuara. Përmban tre lloje të karbohidrateve natyral: saharozën, fruktozën dhe glukozën. Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i vetëm dy bananeve gjatë ditës siguron energji të mjaftueshme për 90 minuta punë të lodhshme. Nuk është e çuditshme që atletët botëror bananen e konsiderojnë frut nr.1!

Mirëpo, lëvorja e bananes aspak nuk është më pak e rëndësishme se vetë fruti!

Shikoni top listën e shtatë mënyrave të përdorimit që ofron dhe më asnjëherë nuk do ta hudhni lëvoren pasi ta hani bananen!

 

  1. Zbardhimi i dhëmbëve

            Dëshironi dhëmbë të bardhë të bukur, shfrytëzoni lëvoren e bananes. Fërkoni dhëmbët me sipërfaqen e brendshme të lëvores për çdo ditë dy javë dhe së shpejti do t’i shihni rezultatet.

 

  1. Mënjanimi i lythave në lëkurë

            Nëse keni problem me paraqitjen e vazhdueshme të lythave në lëkurë, këtë problem mund ta zgjidhni me lëvoren e bananes. Përveç që do t’i mënjanojë, do t’i pengojë që të mos përsëriten. Vendosni një copë të lëvores së bananes mbi lytha, përforconi me flaster dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Përsëritni procesin deri te mënjanimi i plotë i lythave.

 

  1. Trajtimi i akneve dhe rrudhave

            Për trajtim gjeneral të lëkurës, lëvorja e bananes është e shkëlqyer. Vepron shkëlqyeshëm për zvogëlimin e rrudhave dhe njollave në fytyrë. Përmban antioksidant, hidron dhe ushqen lëkurën dhe së fundi përshpejton elasticitetin dhe regjenerimin e saj.

Thjesht fërkoni lëvoren e bananes në lëkurën e fytyrës, posaqërisht në vende të inflamuara dhe problematike dhe lëreni të veprojë gjysëm ore.

 

  1. Shërimi i psoriazës

            Lëvorja e bananes nuk mund ta shërojë psoriazën, por mund t’i qetësojë simptomat, kruarjen dhe skuqjen. Fërkoni vendet e përfshira dhe lëreni të veprojë dhjetë minuta.

 

  1. Analgjetik

            Lëvorja e bananes është analgjetik i shkëlqyer. Nëse keni dhembje trupore, lehtë fërkoni me lëvoren e bananes dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta. Së shpejti do të ndieni lehtësim.

  1. Qetësimi nga thumbimi i insekteve

Nëse ju thumbojnë insektet në trup dhe keni kruarje të padurueshme, provoni duke fërkuar vendin me lëvoren e bananes.

 

  1. Pastrimi

Lëvorja e bananes nga brenda është e pasur me yndyra me cilësi ushqyese dhe hidruese, andaj është e shkëlqyer për pastrimin e lëkurës së këpucëve, por edhe stolive nga argjendi.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi