SHËNIME PËR AUTORIN

Prim.dr.sc.med. Ali F. Iljazi, lindi në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga një familje me ndjenja të    thella fetare e kombëtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarë dhe shtatë myderriza eminent  që shërbyen në Medresenë e Madhe të Gjakovës afro 280 vite me radhë.

Prim.dr.sc.med. Ali F. Iljazi, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm.

Fakultetin e mjekësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1973 me sukses të shkëlqyeshëm. Për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjen e artë të Universitetit të Sarajevës”, si studenti më i suksesshmi dhe më i dalluari në këtë Universitet.

Specializimin nga lëmi i mjekësisë interne e kreu në Sarajevë në vitin 1979 po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm dhe falënderim të veçantë.

Në vitin 1987 merr titullin e primariusit. Ndërsa në vitin 1988 në Universitetin e Novi Sadit mbron titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë.

Për herë të parë në ish-Jugosllavi dhe Evropë zbuloi testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më senzitiv (Dose-response curve – PD100 Raw).

Ndërsa është i pari në Kosovë që aplikoi testimin bronkoprovokues me pluhura organike.

Deri më sot ka botuar mbi 80 punime shkencore nga lëmi i mjekësisë, të botuara këto nëpër revista të ndryshme dhe të referuara në kongrese e seminare të ndryshme, si dhe monografinë “Testet bronkoprovokuese në diagnostiken e hiperaktivitetit bronkial”.

Krahas veprimtarisë mjekësore Dr. Ali Iljazi merret me studimin e Kur’anit fisnik nga këndvështrimi shkencor dhe shquhet si pionier i kësaj lëmie në trevat shqiptare.

Nga kjo lëmi ka publikuar mbi 1000 punime shkencore të botuara në revistat: “Dituria Islame”, “Takvimi”, “Zgjimi Islam”, “Frymëzimi”, “Fjala e bukur”, “Hëna e re”, “Paqja”, “Gazeta Besa”, “Vepra”, “Drita Islame”, “Etika”, “Zaman”, “Emocioni”, “AlbIslam”, etj. Si dhe në ueb faqet:

www.islamgjakova.net, www.fryma.info (tash e mbyllur), www.el-hikmeh.net, www.zeriislam.com, www.ankebut.com, www.dardania.com, www.ehlisunnet.com, www.mjekesiadjedhesot.com, www.mesazhi.com, www.riniaislame.com, www.radiopendimi.com, www.ekonomiaislame.com, www.vizioniislam.com, www.folshqip.com, www.forumishqiptar.com, www.sarajnet.info, www.diskutime.com, www.forumistudentor.com, www.floart-press.com, www.gazetabesa.com, etj.

Ka realizuar me qindra emisione radiotelevizive si në: TV Besa, TV Opinioni, TV Era, TVSH, RTK, TV Syri, Klan Kosova, TV Ballkani, Peace TV, etj. Radiogjakova, Radiobesa, Radiopendimi, Radiokosova, Radioislame, etj.

Ka mbajtur ligjërata shkencore në të gjitha trojet shqipare si dhe në diasporë, si dhe në Universitetin Ballkanik në Shkup dhe Shtul, Tetovë, Angli, Gjermani, Zvicër, etj.

Është paraqitur me tema shkencore në shumë kongrese në Kosovë, ish-Jugosllavi, Zvicër, Gjermani, Dubai, SHBA, etj.

Që nga viti 1988 në mënyrë aktive ka marrë pjesë në ligjërata dhe tribuna në të gjitha trevat shqiptare dhe diasporë.

Nga viti 1990-1995 ka qenë kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.

Ndërsa nga viti 1999 deri në vitin 2001 ishte kryeredaktor i revistës “Frymëzimi”, në Gjakovë. Është anëtar i bordit të revistës “Univers”, në Tiranë.

Në vitin 2013 me hapjen e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë zgjidhet ushtrues detyre Dekani si dhe ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë.

Doc.Prof.dr.Hfz. Hajredin Hoxha në librin e tij “Doktrinat e tefsirit në trojet shqiptare” ndër pesë komentuesit shqiptarë të Kuranit përmend edhe dr. Ali Iljazin si pioner i komentimit shkencor të Kuranit. Ky libër është përkthyer në gjuhën malaje, angleze, gjermane, arabe, dhe turqisht, ku tregohet kontributi i dr. Aliut në lëmin e komentimit shkencor-bashkëkohor të Kuranit.

Për jetën, veprat dhe kontributin shkencor të dr. Aliut ja si shkruan gazeta El-Hajat e Kairos nga profesori i mirënjohur prof.dr.sc. Beqir Ismaili:

“Dr. Ali Iljazi, arritjet e tij në fushën e mjekësisë dhe të shkencës Vërtetë mrekullitë shkencore të Kur’anit janë një det i pa fund i cili nuk mund të arrihet nga asnjë dijetarë dhe nga asnjë nga njerëzit, për shkakun se Kur’ani është libër i zbritur nga All-llahu xh. sh. dhe askush nuk mund ti dijë qëllimet dhe kuptimet e tij në mënyre të prerë përveç atij që e ka zbritur.

Ndërsa fusha e mjekësisë është një fushë shumë e vështirë për kërkime, dhe vështirë e arritshme, nuk mund të arrihet në dije të thella në te përveç nga persona të jashtëzakonshëm dhe profesionist të cilët shpenzojnë vite të tëra në mësimet e sajë, në kërkimet mjekësore gjithherë duhet vepruar me kujdes dhe përvojë. .

Kosova është shtet që gjendet në territorin e Ballkanit, një vend me një kulturë dhe civilizim të lashtë, e përparuar në shumë fusha dhe lëmi të ndryshme, shqiptarët e Kosovës kanë nxjerrë dijetarë të dalluar në të gjitha lëmit, u dalluan shumë dijetar në lëmin e shkencave dhe në fushën e mjekësisë duke i dhënë shumë kësaj shkence dhe duke lënë gjurmë të pa shlyera në shkencën e mjekësisë, duke bërë që shkenca e mjekësisë në Kosovë të mbetet në jetë falë këtyre dijetarëve gjenial. Nga kjo kuptohet se dijetarët dhe mendimtarët e Kosovës janë në një shkallë të lartë të kulturës dhe mendimit, çështje si këto bëjnë të ditur se Kosova e ka merituar plotësisht pavarësinë e saj e cila u shpall para pak ditësh.

Në historinë e re të Kosovës shkëlqyen si yjet dijetarët profesionistë në të gjitha drejtimet e shkencës , u dalluan udhëheqësit, mendimtarët, dijetarët, mjekët, nga më të dalluarit ishte edhe dijetari dhe mjeku i madh dhe i veçantë Dr. Ali Iljazi i cili falë aftësive të tija , përpikërisë së tij dhe përvojës së tij , bënë zbulime të reja për mjekësinë vetëm e vetëm që ti shërbej Kosovës dhe popullit të saj të lashtë, nuk u mjaftua vetëm me kaq por bëri kërkime edhe në fushën e mjekësisë islame, po ashtu shkroi edhe në lëmin e mendimit dhe qytetërimit islam, duke i treguar botës se dituria nuk është e kufizuar, e bëri të qartë se dijetarët e Kosovës kanë forcë dhe prirje në shkenca të ndryshme, se Kosova i ka mundësitë që të bëj shpikje dhe zbulime edhe në shkencat e vështira. Realiteti qëndron se Dr. Ali Iljazi është shembull nderi dhe dijetar i dalluar në dituri të përgjithshme dhe ka forcë dhe aftësi për zbulime, ka merita që e bëjnë konkurrent me librat e tij dhe punën e tij të dalluar edhe jashtë kufijve shtetëror.

Dr. Ali Iljazi, lindi në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga një familje me ndjenja fetare e kombëtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarë dhe shtatë myderriz të dalluar që shërbyen në Medresenë e Madhe të Gjakovës afro 280 vite me radhë. Që në vegjëli u dallua në mjekësi dhe në mësime Dr. Ali F. Iljazi, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, pastaj u regjistrua në fakultetin e mjekësisë në Sarajevë të cilin e përfundoi në vitin 1973. Për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjen e artë të Universitetit”, si studenti më i suksesshmi dhe më i dalluari në Universitet. Pastaj mori titullin e magjistraturës në të njëjtin Universitet, ndërsa në vitin 1988 mbron titullin e doktorit me sukses të lartë. Për herë të parë ishte ai që zbuloi në ish-Jugosllavi dhe Evropë testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më sensitiv (Dose-response curve – PD100 Raw). Konsiderohet nga mjekët e parë në Kosovë që aplikoi testimin provokues me pluhura organike. Deri më sot ka botuar mbi 80 punime shkencore nga lëmi i mjekësisë, të botuara këto nëpër revista të ndryshme në lëmin e testeve provokuese me pluhura organike.
Krahas veprimtarisë mjekësore Dr. Ali Iljazi merret edhe studimin e Kur’anit fisnik nga këndvështrimi shkencor dhe lidhjet në mes ajeteve të Kur’anit fisnik dhe ligjeve natyrore ne gjithësi, nga kjo lëmi ka publikuar mbi 800 punime shkencore të botuara në revista të ndryshme në Kosovë , Maqedoni e në ish Jugosllavi dhe në shtete tjera të Ballkanit, këto punime shkencore janë publikuar edhe në Web faqe të ndryshme në internet. Që nga viti 1988 në mënyrë aktive ka marrë pjesë në ligjërata dhe tribuna shkencore në lëmin e mjekësisë veçanërisht andej kah flitet gjuha shqipe.”

Prof. Dr. Beqir Ismaili

Nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri, Kajro, Egjipt

Deri më tash ka botuar këto libra:

  1. Testet bronkoprovokuese në diagnostiken e hiperaktivitetit bronkial;
  2. Agjërimi nga aspekti kuranor, edukativo-arsimor, moral, social dhe mjekësor;
  3. Aspekte shkencore në Kur’an
  4. Kur’ani dhe shkenca bashkëkohore;
  5. Kur’ani famëmadh nga këndvështrimi shkencor;
  6. Tregime për Muhammedin a.s.;
  7. Ibn Kajjim Xhevziu-Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s.;
  8. Kur’ani prijatar i shkencës;
  9. Imam Xhelaluddin es Sujutiu-Mjekësia Profetike;
  10. Ibn Kajjim Xhevziu-Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s. (botimi i dytë);
  11. Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore 1;
  12. Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore 2;
  13. Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore 3;
  14. Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore 4;
  15. Imam GAZALIU – Ripërtëritja e shkencave fetare – IHJA ULUMID-DIN – libri 1;
  16. Shkëndija të urtësisë;
  17. Krenaria e multiuniversit;
  18. Thesare të fshehtësive;
  19. Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s. (ribotim i tretë)
  20. Mjekësia e Pejgamberit a.s. nga Imam Xhelaluddin es-Sujuti (ribotim i shtuar dhe kompletuar);
  21. Muhammed el-Gazali – Kamareja e dritës;
  22. Muhammed el-Gazali – Pendimi.

Të gatshme për botim janë këto vepra:

  1. Etika e edukimit të fëmijëve tanë;
  2. Emrat e Bukur të Zotit ESMA UL HUSNA;
  3. Kur’ani mahnitë shkencëtarët;
  4. Me islam dhe mjekësi drejt shëndetit të mirë;
  5. Kur’ani dhe embriologjia;
  6. Margaritarë të urtësisë;
  7. Ripërtëritja e shkencave fetare – libri 2;
  8. Ripërtëritja e shkencave fetare – libri 3;
  9. Ripërtëritja e shkencave fetare – libri 4;
  10. Këshillë sundimtarëve nga Imam el-Gazaliu;
  11. Sferat e lartësimit shpirtëror.
  12. Perëndimi i yjeve;
  13. Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore 5;
  14. Zbulimet e Mekës 1;
  15. Zbulimet e Mekës 2;
  16. Zbulimet e Mekës 3;
  17. Zbulimet e Mekës 4;
  18. Paradigma shkencore në Kuran;
  19. Momenti i dritës;
  20. Kurora e nusës;

Për botimin e këtyre librave janë të mirëpritur donatorët!

Për punën e tij të palodhshme 38 vjeçare dhe kontributin në mjekësi u dekorua me Medaljen e meritave për popull, Mirënjohjen publike të qytetarit të merituar të Gjakovës, Shenjën e argjend dhe të artë të Kryqit të Kuq të Kosovës si dhe një varg mirënjohjesh tjera.

Prim.dr.sc.med. Ali F.Iljazi ka punuar në “Institutin Kombëtar të Mjekësisë së Punës”, në Gjakovë, ku edhe pensionohet në qershor të vitit 2014.

Vazhdon aktivitetin e tij si Ushtrues detyre Dekani në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.

Ardian Kurhasani – gazetar

Tetor, 2014