PËRSE NUK FALEMI GJATË KOHËS SË MENSTRUACIONIT
Në këtë tekst ju sjellim mendimin e një motre tonë se përse Allahu xh.sh. e ka liruar gruan nga falja e namazit në periudhën e menstruacionit (hajzit).
Urtësinë e rregullave të Allahut dhe esencën e tyre e di vetëm Ai, kështu që ky tekst paraqet përjetim subjektiv të gruas e cila në këtë ka parë shumë shenja të mëshirës së Allahut, andaj po ju rekomandojmë me ngrohtësi që ta lexoni dhe mendoni për këtë.
Një mikeshë e imja më dha shpjegim dhe kjo më befasoi. Allahu e ruajtë gjithmonë.
Nuk ekziston vepër që është aq e rëndësishme sikur namazi. Dhe askush nuk ka arsyetim që të mos falet pa marrë parasysh rrethanat. Ai që nuk mund të falet në këmbë, mundet ulur, ndërsa ai që nuk mundet ulur, mund të falet i shtrirë në krevat. Bile edhe në luftë, meshkujt janë të obliguar të falen.
Por, vetëm një kohë kur robi i Allahut nuk mund të falet e as të zëvendësojë namazet që i kanë kaluar është kur gruaja kalon nëpër vështirësi të shkaktuara nga menstruacioni.
Allahu e zbrit mëshirën e Tij mbi ty, për arsye se e di që askush tjetër nuk dëshiron.
Shefit tënd nuk i intereson se a do të vonohesh në punë për shkak të ngërçeve që ke pasur në mëngjes. Fëmijët e tu nuk kërkojnë asgjë më pak gjatë kohës së këtyre ditëve të dobësisë dhe lodhjes se në ditët tjera. Burri yt nuk ka më shumë durim përse ti ke ndryshim të disponimit, apo përse pikëllimi dhe tërbimi të kaplojnë pa shkas. Askush nuk e di sa të dhemb trupi apo sa të është çrregulluar mendja me mendime të pandërprera. Je e lëshuar vetvetes.
Për këtë Allahu, më Mëshiruesi, i Gjithëmëshirshmi, ty të liron nga obligimi, për arsye se askush tjetër nuk dëshiron. Ka mundur të urdhërojë që t’i falim më vonë namazet e lëshuara, sikur të ishte në pyetje pastërtia, por jo. Ai na jep pauzë kur tjerët nuk na japin.
Edhe një shkas kur gruaja nuk duhet të falet është kur lind. Trupi i saj dhe mendja janë të lodhur dhe të preokupuar me brengën për qenien që e ka sjellur në botë dhe përsëri Allahu e liron nga obligimi.
Kjo është aryseja përse edhe më shumë e dua Allahun dhe islamin. Ngase vetëm Allahu di detajet më të imëta të luftës sonë dhe na jep atë që më së shumti na nevojitet – mëshirën.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi