PESË MËNYRA PËR T’IU SHMANGUR MOSSUKSESIT
Ekzistojnë shumë mënyra për të mbizotëruar mossuksesin. Qëllimet e parealizuara janë pjesë e natyrshme e përparimit. Siç thuhet: Nëse nuk je rrëzuar, atëherë mos u përpjek për diç të re. Kur janë në pyetje qëllimet tona shpesh na pengon një nga dy skajshmëri:
- Frika e mossuksesit kështu që nuk përpiqemi më.
- Aq jemi të bindur që nuk do të kemi sukses, saqë dëshpërohemi dhe ndalemi posa të ballafaqohemi me mossuksesin e parë.
Janë pesë hapa për të mbizotëruar mossuksesin.
- Pritja që mossuksesi do të ndodhë
Është interesant të mendoni se në jetë mund t’i arrijmë të gjitha qëllimet e skicuara pa u ballafaquar me sprova dhe ngecje në rrugë. Sprovat dhe ngecjet janë pjesë e natyrshme dhe duhet t’i presim, planifikojmë dhe të ballafaqohemi me mençuri. Qoftë kur kemi të bëjmë me qëllimet tona shpirtërore apo botërore, do të sprovohemi dhe mu këto moment tregojnë çfarë në realitet jemi. Njëra prej mënyrave të tejkalimit të mossuksesit është që gjërat mund të lëvizin në rrjedhë të gabuar. Nëse kjo ndodh, reagoni sipas planifikimit. nëse nuk ndodh, falënderoni Allahun dhe konsideroni këtë dhuratë nga Allahu. Kjo për ju është situatë ngadhënjimtare.
- Pranoni fatin tuaj
Kaderi (fati) shpesh është koncept i kuptuar gabimisht dhe për të njerëzit kanë qëndrim fatalist apo të kundërt. Islami na mëson rrugën e mesme, por tani nuk do të flasim në detaje për kaderin. Lidhur me temën tonë, nëse keni bërë plane, jepni çdo gjë nga vetja dhe përkushtohuni për arritjen e qëllimeve tua, mos u dëshpëroni dhe as mos u hidhëroni.
Ekzistojnë gjëra që janë jashtë kontrollit tonë dhe ne duhet ta pranojmë që përcaktimi i Allahut është diç më e mirë për ne. Nëse qëllimi është fisnik, pasoni duke ditur që kur të vijë koha e duhur, Allahu do t’i hap dyert për të na ndihmuar. Pranimi i kaderit dhe njohuria se Allahu di ç’është më e mirë për ne, na jep ndjenjën e qetësisë dhe kënaqësisë kur nuk fitojmë të gjitha që i dëshirojmë në këtë botë.
- Kini planet rezervë
Njëra prej mënyrave që të mbizotëroni mossuksesin është të keni planet rezervë. Është pak e besueshme që nga përpjekja e parë të arrini qëllimin tuaj. Edhe pse plani juaj është briliant nevojitet që prapë të bëni plan kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç keni pritur. Mendoni për gjërat që mund të shkojnë keq dhe si të ballafaqoheni me ato. Bëni planin rezervë, kështu që pa marrë parasysh çfarë e keqe ndodh, ju edhe më tej ecni kah qëllimi juaj në drejtime alternative.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. me sahabët u nis nga Medineja për të kryer umren në Mekë, nuk u lejuan të hynë në Mekë. Kjo situatë i solli deri te plani B, nënshkrimin e marrëveshjes për paqe me udhëheqësit e Mekës për të kryer umren vitin tjetër. Kjo d.m.th. realizimin e qëllimit të tyre një vit më vonë, por prapë arritën qëllimin e tyre e edhe më shumë se kjo. Pra, nuk u kthyen, por gjetën mënyrën që më vonë të realizojnë qëllimin e tyre.
- Faktori durim
Të mendojmë për luftën e Uhudit, ku Pejgamberi s.a.v.s. dhe sahabët përjetuan disfatë të madhe në Uhud dhe humbën shumë njerëz të mirë. Ata nuk u dëshpëruan dhe as nuk u ndalën. Ata vazhduan kah qëllimi i tyre edhe kur gjërat nuk u shkuan si duhet dhe durimi është faktor që u hapi dyert e fitores.
Faktori durim nuk është akt pasiv i qëndrimit në prapavijë duke mos bërë asgjë, apo duke pritur që ndihma të arrijë në mënyrë të çuditshme. Durimi është atribut aktiv, planifikimit me durim, ballafaqim me sprovat që hasim dhe lëvizje përpara pa marrë parasysh fatkeqësitë. Nëse dëshirojmë të arrijmë diç, na nevojitet durim, ngase nuk ekziston rrugë e shkurtër deri te suksesi i vërtetë, si në këtë botë poashtu edhe në botën tjetër. Secili qëllim i cili vlen të realizohet, kërkon durim tepër të madh, kështu që mësohuni me durim.
- Bëhuni fleksibil
Derisa i realizoni qëllimet tuaja, mendoni për qëllime të mira, hulumtime fisnike, drejtimet pozitive apo alternative për të arritur qëllimet tuaja.
Në vitet e hershme të islamit, një numër i madh i sahabëve emigroi në Abisini dhe u vendosën atje. Shumë vjet më vonë ata emigruan në Medine, ngase ajo ishte mjedis shumë më i mirë për përhapjen e Islamit. Njëjtë, ndoshta qëllimi juaj që të shkoni në një vend tjetër ku mund t’u hapen mundësi të reja më të mira. Mendoni për fleksibilitetin e fokusit, ngase jeta pandërprerë ndryshon, për këtë mos qëndroni të fokusuar në të kaluarën. Shikoni ç’është më e mirë për ju dhe familjen në këtë jetë, por edhe për jetën tjetër.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi