SI TË SILLEMI NË KOHËN E NGATËRRESAVE – KËSHILLA E PEJGAMBERIT s.a.v.s. MUSLIMANËVE

Ndodhitë në rrethin e afërt dhe të largët, në nivelin lokal dhe global, shkaktojnë reaksionin e muslimanëve, besimtarëve dhe kjo është krejtësisht e dëshiruar, ngase besimtari duhet me qenë i njohur me ngjarjet në mënyrë që në momentet e caktuar të dijë si të veprojë drejtë. Mirëpo, meqë në çdo gjë ekziston kufiri dhe masa, është e nevojshme që reaksioni i besmtarit dhe përcaktimi ndaj ngjarjeve aktuale të jetë i shfaqur në mënyrë përkatëse. Muslimanët e sotit si në botën reale ashtu edhe virtuale, për çdo ditë zhyten në detin e debateve dhe polemikave që janë si pasojë e komentimit të ndodhive aktuale, e që është shumë e rrezikshme ngase sjell deri te ndarjet në mes muslimanëve dhe ligështia (kapitja) shpirtërore. Zgjidhja reale për këto gjendje gjindet në këshillat e Pejgamberit s.a.v.s. dhe praktikimin e tyre në këto situata, ngase i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka lënë çdo gjë që i nevojitet ummetit dhe këto i ka shpjeguar detajisht. Në përmbledhjet e haditheve në kapitujt për ngatërresat dhe rrëmujat, shumica e kanë shënuar hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. në të cilin në pyetjen e sahabëve se si të shpëtojnë në kohën e ngatërresës (intrigës), ka dhënë përgjigjen në vijim: “Ruaje gjuhën tënde, le të mjaftojë shtëpia yte dhe qaj për mëkatet tua!” (Hadithin e shënon Ahmedi dhe Tirmidhiu, nga Ukbe b. Amiri r.a., ndërsa shejh Albani e ka vlerësuar të besueshëm në shumë vepra të tij.)

 

Ruaje gjuhën tënde

           

            Me këto fjalë qartë tregohet në rrezikun e gjuhës në kohën e intrigave dhe potencohet se kjo është burimi kryesor i rrëmujës. Rreziku i gjuhës në kohën e sotit ka të bëjë si me të shkruar ashtu edhe me gjuhë paraqitja e qëndrimeve tua dhe hyrja në polemika, nëpërmes mediave të ndryshme, e sot kjo është më e shprehur në rrjetet shoqërore.

 

Le të mjaftojë shtëpia yte

           

Mu këto fjalë Pejgamberi s.a.v.s. u tregon besimtarëve që në kohën e intrigave dhe rrëmujave nuk duhet shumë të dalim nga shtëpia, gjegjësisht duhet mos të marrim pjesë në intriga dhe rrëmuja. Meqë sot njeriu mund të qëndrojë në shtëpi dhe në mënyrë tejet aktive të merr pjesë në intrigë nëpërmes internetit, me këtë padyshim tregohet se në këto kohëra njeriu duhet të ketë kujdes sesi e shfrytëzon internetin.

 

 Qaj për mëkatet tua

           

Pejgamberi s.a.v.s. me këto fjalë u tregon muslimanëve që duhet të preokupohen me të metat e tyre, të mendojnë për veten, e jo të merren me hulumtimin e të metave të huaja, ose për më tepër që t’i japin vetes të drejtë edhe pse nuk janë kompetent të flasin për çështjet e përgjithshme ose për çështjet për të cilat ngurrojnë të flasin edhe dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë.

Sa do të zvogëloheshin problemet, rrëmujat dhe intrigat, vetëm nëse i përmbahemi këtij hadithi të Pejgamberit s.a.v.s.

O Zoti ynë, të lutemi me emrin Tënd më të madh, të na tregosh të vërtetën dhe ta pasojmë atë, ndërsa të pavërtetën të na tregosh si të pavërtetë që ta urrejmë pasimin e saj.

AMIN

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi