QËNDRONI GJITHMONË TË FORTË PËRBALLË KRITIKAVE

Një ditë, profesori i matematikës shkroi në dërrasën e zezë:

9 x 1 = 7

9 x 2 = 18

9 x 3 = 27

9 x 4 = 36

9 x 5 = 45

9 x 6 = 54

Pasi përfundoi, u kthye kah nxënësit dhe i pa ata duke qeshur.

– “Pse po qeshni?” – pyeti profesori.

– “Shumëzimin e parë e keni bërë gabim,” – i tha njëri nga nxënësit.

Profesori u përgjigj: – “Këtë gabim e kam bërë me qëllim, për t’ju mësuar diçka shumë të rëndësishme.

Kjo është mënyra sesi bota ju trajton juve.

Ju mund të shihni se gjatë shumëzimit, pesë prej tyre i kam bërë në rregull, por asnjërës nuk ia keni vënë veshin. Ju të gjithë qeshët dhe më kritikuat për njërën që e bëra gabim.

Jo gjithmonë të tjerët do ta vlerësojnë të mirën që e bëni ju. Por, ata do t’ju kritikojnë për gabimin që do ta bëni.

Prandaj, qëndroni gjithmonë të fortë përballë kritikave.”

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi