NUK GABOI PASI E KISHTE FALUR NAMAZIN E ISTIHARËS
Një djalosh i cili kishte moshën e martesës, si çdo i ri filloi të kërkonte fatin e jetës. Kërkonte vajzën e bukur, me karakter dhe të mençur.
I propozuan tri vajza për martesë. Secila prej tyre karakterizohej me bukuri, mençuri dhe moral, por meqë djaloshi kishte dilema për cilën të vendosë për ta zgjedhur, vendosi që ta falë namazin e istiharës.
Fali namazin dhe e zgjodhi njërën prej tri vajzave. Mirëpo, njeriu për nga natyra është nën ndikimin e nefsit dhe cytjet e shejtanit; kështu që akoma e mundonin dilemat a thua e kishte bërë zgjedhjen e duhur. Edhe pse ishte i lumtur me bashkëshorten, prapë mendonte për dy vajzat tjera.
Kaluan disa vite dhe kishte krijuar familje, kishte fëmijë, por akoma e mundonte dilema rreth atyre dy vajzave dhe një ditë informohet se njëra prej tyre ishte martuar, por ishte sterile, ndërsa tjetra kishte vdekur në një aksident trafiku në moshën 36 vjeçare.
Atëherë, e falënderoi Allahun, xh.sh., për këtë dhuratë (namazin e istiharës) që Allahu i bekon të gjithë ata besimtarë kur duhet të marrin vendime të duhura në jetë.
Andaj, kur e falë namazin e istiharës, largo dilemat nga koka yte.