A JETONI ME REALITETIN APO ME FACEBOOK?
Jetojmë në botë të rrethuar me iPhone, Ipad, Myspace, Youtube, fokusi është i qartë – uni im . . .
Njeriu nuk duhet të shikojë larg për ta parë obsesionin me vetveten. Për t’i shitur, lajmëruesit godasin egon. P.sh. numër i madh i reklamave është i drejtuar tek ne që duan forcë dhe me qenë kryesor. TV direkt na thotë: “Mos shikoni TV, direkt (udhëhiqni) me TV!” Yogurtland thotë: “Ju jeni kryesor! Mirë se vini në tokën e mundësive të pafund, ku ju përcaktoni pozicionin, zgjidhjen dhe imazhin.”
Por, lajmëruesit nuk janë të vetmit që kanë qëllim egon tonë. Ekziston edhe fenomeni global i cili ofron terren të frytshëm dhe platformë për këtë ego. E ky quhet Facebook.
Tani unë do të jem e para që do të deklaroj që Facebook-u mund të jetë mjet i fuqishëm për të bërë mirë. Thika mund të shërbejë për të prerë bukën e cila ushqen të uriturit, por mund të shfrytëzohet që të mbytet dikush. Facebook-u mund të shërbejë që të bëhet e mirë e madhe, pas gjithave facebook-u ka ndihmuar në rrëzimin e diktatorit. Facebook-u mund të shfrytëzohet si mjet i fuqishëm për organizime, ftesa, përkujtues dhe përbashkues. Facebook-u gjithashtu mund të shfrytëzohet që të forcojë lidhjen tonë me Allahun dhe lidhjet ndërnjerëzore, apo facebook-u mund të shfrytëzohet që të forcojë ndikimin e nefsit (unit apo egos) tonë.
Fenomeni facebook është interesant. Në id ekziston uni. Ai është pjesë e vetvetes sonë i cili duhet të shtytur (nëse dëshirojmë ta shmangim fatin e Anakinit që të kthehemi kah ana e errët). Sa më shumë ushqehet ego, bëhet më i fortë. Kur forcohet, ai fillon të sundojë me ne. Kështu ne nuk bëhemi robër të Allahut, por robër të vetvetes. Egoja është pjesa e jona që dëshiron forcën. Ky është pjesë i cili dëshiron të jetë i pashëm, i njohur, i lavdëruar dhe i adhuruar. Facebook-u është platformë tejet e fuqishme e cila e mundëson këtë.
Ai ofron platformën ku me çdo fjalë, foto, ose mendime mund të vërehen, lavdërohen ose të “lajkohen”. Si rezultat i kësaj fillojmë ta kërkojmë këtë. Por, kjo atëherë nuk mbetet vetëm në botën virtuale. Fillojmë bile edhe ta jetojmë jetën tonë me të në ndërdije. Menjëherë përjetojmë çdo përvojë, çdo foto, çdo mendim sikur me qenë nën vëzhgim, ngase në ndërdijen tonë mendojmë, do ta vendos këtë në facebook-un tim. Kjo krijon një gjendje tejet interesante të qenies, ndjenjë gati konstante që jeta ime është në ekspozitë.
Bëhem e vetëdijshme se jam e shikuar, ngase çdo gjë mund të vendoset në facebook tjerëve në shikim dhe komentim, e ç’është më e rëndësishme, kjo krijon ndjenjë të rrejshme të vetërespektimit, ku secili potez i parëndësishëm i yni ka rëndësi ndërkombëtare. Së shpejti bëhem fokus, person i cili përcillet. Mesazhi është: Unë jam i rëndësishëm, jeta ime është e rëndësishme. Secili potez i imi është aq i rëndësishëm. Rezultati bëhet bile edhe ndjenjë e fuqishme se bota sillet rreth meje, unë jam në qendër. Siç supozohet, rezultati është ekzistenca e realitetit diametralisht të kundërt. Qëllimi i kësaj jete është të kuptosh të Vërtetën e madhështisë së Allahut dhe mosrëndësinë tënde personale dhe se varesh nga Ai. Qëllimi është që veten ta zhvendosësh nga qendra dhe ta vendosësh Atë në vend tëndin. Por, facebook-u zgjat me iluzionin e kundërt. Ai forcon bindjen time që mu për shkak të rëndësisë sime, që secila lëvizje ime e parëndësishme ose bindje duhet të shpallet. Menjëherë atë që ushqehem në mëngjes ose blej në dyqan është lajm i rëndësishëm për shpallje. Kur vendos foton, pres komplimente, pres pranim dhe vërtetim. Me numrin e “lajkeve” ose komenteve, bukuria fizike bëhet diç që tani mund të matet kur paraqes diç, pres që të bëhet “lajk”. Dhe unë gjithnjë jam e vetëdijshme për numrin e “miqve” që kam, bile edhe garoj për këtë. (Miku këtu është vendosur në thonjëza, ngase askush nuk i di 80% të “miqve” të tij në facebook.)
Ky preokupim dhe rivalitet që të arrihet sa më shumë është përmendur në Kuran. Allahu i madhërishëm thotë:
“Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!”
(Et – Tekathur, 1)
A është ky rivalitet në grumbullimin e pasurisë, apo miqëve apo “lajkeve” në facebook, rezultati është i njëjtë. Jemi preokupuar me këtë. Facebook-u gjithashtu forcon edhe një fokus të rrezikshëm – fokusi në njerëzit tjerë, çfarë bëjnë ata, çfarë u pëlqen, çka mendojnë për mua. Facebook-u ushqen preokupimin me atë si me vlerësojnë tjerët. Së shpejti hyj në orbitën e krijimit. Në këtë orbitë, definicionet e mia, dhembja ime, lumturia ime, vetërespektimi im, suksesi dhe mossuksesi im, janë të përcaktuar me krijimet. Kur jetoj në këtë orbitë, rritem dhe bie me krijimet. Kur njerëzit janë të lumtur me mua, unë jam keq. Kur nuk janë, unë bie. Ku gjindem është e definuar nga ana e njerëzve. Unë jam sikurse i burgosur, unë i kam dorëzuar çelësat e lumturisë sime, pikëllimit, plotësimit, dëshpërimeve, njerëzve që t’i ruajnë. Njëherë kur hyj dhe jetoj në orbitën e krijimit, në vend të orbitës së Allahut, filloj të shfrytëzoj këtë valutë. Shikoni, valuta e orbitës së Allahut është kënaqësia e Tij apo dënimi i Tij. Por, valuta në orbitën e krijimit është lavdërimi ose kritika e njerëzve.
Andaj, sa më thellë hyj në këtë orbitë, unë dëshiroj sa më shumë valuta të saj, dhe frikësohem gjithnjë e më shumë dhe më shumë humbjeve. Derisa luaj Monopol p.sh. dëshiroj sa më shumë valuta të tij. Dhe është bukur të ndihesh “i pasur” për një moment. Por, kur loja përfundon, çka mund të blej në botën reale me të hollat nga Monopoli? Valuta njerëzore e lavdërimit është të hollat nga Monopoli. Është ndjenjë e shkëlqyer për momentin e mbledhjes, por kur përfundon loja, ai është i pavlerë. Në realitetin e kësaj bote dhe të radhës kjo është e pavlerë. Por, prapë, bile e dëshiroj këtë valutë të rrejshme në ibadetin tim. Në këtë mënyrë, bëhem sakrificë e shirkut të fshehtë – rijasë (syefaqësisë).
Syefaqësia (rija) është pasojë e jetës në orbitën e krijimit. Sa më thellë që hyj në këtë orbitë aq më tepër përfshihem me arritjen e lavdërimeve njerëzore, lejimin dhe pranimit. Sa më thellë hyj në këtë orbitë, aq më tepër frikësohem humbjes së statusit, humbjes së lavdërimit, humbjes së lejimit. Por, sa më tepër frikësohem nga njerëzit, aq më tepër bëhm i robëruar. Liria e vërtetë vie vetëm atëherë kur nuk i frikësohem askujt dhe asgjësë pos Allahut. Në një hadith madhështor, erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., dhe i tha: “I Dërguar i Allahut, më trego në një vepër, që kur ta bëj do të më dojë Allahu dhe do të më duan njerëzit.”
Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Përmbaju nga dynjaja, do të dojë Allahu dhe bëhu indiferent ndaj asaj që posedojnë njerëzit, do të duan njerëzit.” (Ibn Maxhxheh)
Është ironike, që sa më pak nxitojmë për lejimin dhe dashurinë e njerëzve, kjo është më shumë arritje. Sa më pak na duhen tjerët, më tepër persona na tërheqin dhe kërkojnë shoqërinë tonë. Hadithi na mëson për të vërtetën e thellë. Vetëm me thyerjen e orbitës së krijimit, mund të kemi sukses edhe te Allahu edhe te njerëzit.
Edhe pse facebook-u vërtet është mjet i fuqishëm, le të bëhet ai mjet i lirisë sate, e jo mjet i robërimit tënd dhe vlerësimit të tjerëve.
Jasmin Muxhahid
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi