ATO JANË PETKU I JUAJ, E JU JENI PETKU I TYRE

Duke folur për rregullat e agjërimit, Allahu i madhërishëm përmend që besimtarëve u lejohet netëve të agjërimit të takohen intimisht me gratë e tyre, e pastaj këtë e shpjegon me fjalët:

            “. . . Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyre . . .“

(El – Bekare, 187)

Duke treguar për afërsinë e burrit dhe gruas, duke theksuar që njëri-tjetri janë si petku. Kjo metaforë e Kuranit përmban aq shumë kuptime të fshehta për të cilat duhet menduar duke lexuar këtë ajet.

 

  1. MBULESA

 

Allahu i madhërishëm krijoi për njerëzit petkun që të mbulojnë trupat e tyre, vendet e turpshme, ndërsa në ajet përmendet që bashkëshortët njëri për tjetrin janë pekt, andaj kështu edhe duhet të jetë në jetën e përditshme.

Kjo në realitet d.m.th. që jeta bashkëshortore e tyre duhet të jetë e harmonizuar dhe njëri për tjetrin duhet të jenë mbrojtje dhe mbulesë, që njëri-tjetrin ta ndihmojnë në mirësi dhe njëri-tjetrit t’ia fshehin të metat në trup, e kurrsesi që njëri-tjetrit t’i hakmerren dhe turpërojnë duke përhapur të metat e bashkëshortëve. Gjatë jetës bashkëshortore burri tek gruaja e vet sheh shumë të meta, andaj sipas këtij ajeti duhet të ndihmohen dhe plotësohen në mes vete dhe t’i fshehin e jo t’i përhapin të metat dhe mangësitë e njëri-tjetrit.

 

  1. MBROJTJA

 

Ashtu sikur që njeriu me rroba ruan trupin e tij nga nxehtësia dhe ftohtësia, ashtu e për më tepër bashkëshortët do të duhej të kujdesen dhe të jenë mbrojtës i njëri-tjetrit. A ka diç më të bukur se bashkëshortët të mbrojnë njëri-tjetrin? Bashkëshortët duhet kuptuar që njëri me tjetrin janë më të përafërt që askujt mos t’i lejojnë që të përzihet në jetën bashkëshortore të tyre, pa marrë parasysh për kënd bëhet fjalë.

Njëra prej mënyrave të mbrojtjes në mes bashkëshortëve është edhe këshillimi dhe ruajtja që njëri nga bashkëshortët mos të bie në haram.

 

  1. KOMODITETI

 

Ashtu sikur që tek njeriu petku i tij nëse është komod dhe i përshtatshëm, ai ndihet mirë, për ndryshim nga petku i ngushtë dhe jokomod në të cilin nuk ndihet mirë, ashtu është edhe me bashkëshortët. Njëri-tjetri ndikojnë në disponim, për këtë bashkëshortët do të duhet maksimalisht të përpiqen që partneri i tyre pranë tyre të ndihet komod, i relaksuar, mu sikur që dikush ndihet bukur dhe komod në rrobat e përshtatshme.

 

  1. BUKURIA

 

Njeriu nuk bart rrobat vetëm për të mbuluar vendet intime të tij, por i bart edhe për t’u zbukuruar. Kështu është edhe me bashkëshortët. Njëri-tjetrin e zbukurojnë, si në shoqëri ashtu edhe në shtëpinë e tyre. Bashkëshortët do të duhet që gjatë jetës së tyre të plotësohen, që njëri-tjetrin ta paraqesin në dritën e bukur. E kur janë në pyetje mangësitë individuale, duhet në mes vete të perfeksionohen dhe këshillohen.

 

  1. PËRSHTATJA

 

Nëse rrobat nuk janë adekuate, ato mund të rregullohen dhe përshtaten trupit të njeriut, e atëherë do t’i shërbejnë atij që i bart. Kështu është edhe me bashkëshortët, duhet të jenë të gatshëm që t’i përshtaten njëri-tjetrit, në mënyrë që anija e martesës së tyre të lundrojë e qetë dhe të arrijë tek caku i saj.

Sikur që njeriu ndonjëherë mund të bart rrobat që nuk janë të përshtatshme, të ngushta, të gjera apo të gjata, ashtu është edhe me bashkëshortët, ata mund të jetojnë dhe me njëri-tjetrin mos të përshtaten, por është më bukur kur njeriu përshtat vetit rrobat, e njëjtë edhe bashkëshortët kur njëri me tjetrin përshtaten.

 

  1. PUTHITJA

 

Ashtu sikur që rrobat e njeriut janë të puthitura për trupin e tij, njëjtë duhet me qenë marrëdhënia me bashkëshortët, trupat e tyre me qenë si një trup, në dashurinë e ndërsjellë, mahitje, relaksim dhe kënaqësi. Ashtu sikur që nuk ekziston asgjë në mes njeriut dhe rrobave të tij, ashtu nuk duhet të ketë asgjë në mes bashkëshortëve, ata me njëri-tjetrin janë më të afërt.

 

  1. ADEKUATITETI

 

Njeriui kuptueshëm duke ditur se rrobat nuk blehen për çdo ditë, ka kujdes që gjatë blerjes çfarë rrobash do të blejë. Njëjtë edhe bashkëshortët para se të martohen, duhet të kenë kujdes kënd do ta zgjedhin për bashkëshort/e.

 

 DURIMI

Sa herë i ka ndodhur njërit prej jush që një kohë të caktuar të durojë nga rrobat në vete, diç që nuk i përgjigjet, por e ka duruar në momentin e dhënë, nuk ka mundur pa këto. Kështu është me bashkëshortët, gjatë jetës së tyre ndonjëherë duhet të durojnë për një fenomen të caktuar te bashkëshorti/ja, kur diç nuk i pëlqen.

Mbasi njerëzit janë të ndryshëm dhe është e pamundur të gjesh dy persona që njëri-tjetrit tërësisht i përgjigjen, me pak durim, kompromis dhe vullnet të mirë mund të arrihet harmonia bashkëshortore.

Këto janë vetëm disa dobi që mund t’i marrim nga kjo metaforë kuranore mahnitëse.

Jam thellë i bindur që sikur të mblidheshin të gjithë retorikët më të mëdhenj të botës, nuk do të mundeshin as përafërmi në këtë mënyrë të shkurtër dhe të thjeshtë ta shpjegojnë lidhjen në mes bashkëshortëve.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi