DALLIMI NË MES MAJMUNIT DHE LUANIT

Gruaja dhe burri shkuan në kopshtin zoologjik. Ajo pa sesi majmuni po lozte me majmuneshën i gëzuar, pa brenga, duke bërë lëvizje me elegancë dhe dashuri.

– “Sa të lumtur janë, tregim mahnitës i dashurisë së vërtetë!” – i tha burrit të saj.

Pastaj, shkuan deri tek kafazi i luanëve. Aty vërejti sesi luani i qetë po qëndronte pranë luaneshës.

– “Çfarë tregimi tragjik i dashurisë, janë të pikëlluar!” – i tha burrit të saj.

Burri i tha gruas ta hudhte gotën e plastikës që e kishte në dorë pranë luaneshës. Ajo e hudhi, ndërsa luani u zemërua, ulëriti dhe u ngrit në këmbë për ta mbrojtur luaneshën.

Pastaj, i tha të hudhte gotën e plastikës në drejtim të majmuneshës, ndërsa majmuni iku ende pa arritur gota e plastikës tek majmunesha.

Atëherë, burri i tha gruas: – “Mos u mashtro me atë që sheh tek njerëzit. Ekzistojnë disa njerëz që të mahnitin me ndjenjat e tyre të rrejshme. Por, ekzistojnë edhe njerëz që i ruajnë ndjenjat e tyre në zemra përplot dashuri.”

Mos u mashtro me atë që e konsideron romantike te disa tek të cilët shpesh të mashtron e jashtmja e cila fshehë zemrën e zbrazët, por në anën tjetër ekzistojnë njerëz që nuk tregojnë asgjë, por zemra e tyre është e mbushur me dashuri të sinqertë.

Sot, kemi shumë majmunë, ndërsa pak luanë.

Ai i cili është i vetmuar nuk do të thotë se mungon.

Ajo që është e denjë nuk do të thotë që nuk di çfarë është moda.

Ai i cili është fisnik nuk do të thotë që e urren pasurinë.

 

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi