ENERGJIA NEGATIVE NË PUSI
Me qenë musliman apo muslimane nuk d.m.th. të ecësh rreth e përqark dhe të bësh vepra të mira, sa do të thotë të kesh vizion të qartë të kuptimit të rolit personal në vendin dhe kohën ku jeton.
Aspekti moral-humanitar i islamit nuk është një segment i rastësishëm i cili fisnikëron mozaikun e personalitetit islam i cili është jo i plotë nëse ky mozaik nuk është komponuar në harmoni në imazh më të madh historik me rol të qartë konstruktiv.
Në atë moment që ummeti është bërë përmbledhje e bamirësve indiferent të preokupuar me shpëtimin individual pa vetëdije proaktive e cila kupton gabimet historike personale dhe është i përgatitur varësisht nga ky konceptim që të ndryshohet, muslimanët kanë përfunduar si gjah i copëtuar në barqet e ujqëve kolonialist botëror.
Aktivitetet që ndodhin në këtë ambient të ri të tyre të jetesës, nëse nuk janë plotësisht të asimiluar, reduktohen në gjëmim kundër trupit të ri që i ka përbirë edhe pse në llogari të tij shpesh parazitohen ose elementet e përpunuar në organizmin e ri sillen sikur vaji dhe uji, duke u refuzuar rreth linjës së hollë të demarkacionit.
Ebu Dherri r.a. transmeton që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Ju do ta pushtoni Egjiptin. Ajo është tokë në të cilën shfrytëzohet kirati. Kur ta pushtoni, silluni bukur me banorët e tij, ngase ata kanë të drejtë për mbrojtje dhe lidhje familjare. Kur shihni që në të dy njerëz grinden (mosmarrëveshje) për vendin e vendosjes së tjegullës, dilni (ikni) nga aty.”
Ka thënë: “Kam parë Abdurrahman b. Shurahbil b. Hasenin dhe vëllain e tij duke u grindur për vendin e një tjegulle dhe e kam lëshuar Egjiptin.” (Muslimi)
Hadithi i cituar është përplot urtësi dhe direktiva, ndërsa me këtë rast një do ta vëmë nën thjerrëz. Ajo që bie në sy në veçanti është mënyra sesi i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., i ka senzibilizuar bashkëkohasit e tij, duke tërhequr vëmendjen në shikim të parë në fenomene naive dhe duke udhëzuar në aksione të dobishme.
Reformator të vërtetë nuk ka pa senzibilitet të stërholluar i cili vëren lëvizjet më të vogla në shoqëri dhe varësisht nga kjo vepron me kohë dhe në mënyrë konstruktive.
I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e paralajmëron Ebu Dherrin r.a. që gjenerata e tij në të ardhmen e parashikueshme do të pushtojë një shtet të ri, e përkujton në disa të drejta të banorëve të atij shteti dhe e kushtëzoi në lëshimin e tij të asaj toke me pamjen e një fenomeni interesant.
Pyetjet që duhet parashtruar në këtë vend janë:
- Për çfarë është fenomeni problematik i dy njerëzve që grinden për vendin e një tjegulle?
- Përse ky fenomen është i rrezikshëm në atë masë sa që Pejgamberi a.s. e ka rekomanduar Ebu Dherrin r.a. që në mënyrë radikale të largohet nga hapësira ku jetojnë këta dy njerëz?
Hadithi qartë udhëzon në rrezikun nga njerëzit që imponojnë tema margjinale
Dëmi i cili fshihet në qasjen e tillë të jetës udhëzon në mosekzistimin e qartë të vizionit konsolidues te këta njerëz dhe rreth tyre.
Gadishmëria e tyre për çikërrima rreth temave që nuk kanë kurrfarë vlere kreative deri te kontekstet e bezdishme dhe konfliktet e ashpra tregon në dezorientimin e shpirtrave të mbyllur që përhapin energji negative në përputhje me nivelin e mjerë të vibracioneve mendore të tyre. Çdo përpjekje jashtëinstitucionale të ngritjes së nivelit të tyre të menduarit dhe interesimit është i destinuar në pasukses, posaqërisht nëse institucionet ekzistuese muslimane lëshojnë vizionin afatgjatë dhe strategjinë e ruajtjes së këndvështrimit të ummetit në pikën e qartë të ardhmërisë.
Tërësisht është e qartë që nëse përgjegjësit me kohë nuk plotësojnë vakuumet e hapësirës mendore të një populli, do të mbizotërojnë dobësitë njerëzore dhe epshet e ulëta të tyre.
Nëse dështojnë institucionet, individët nuk duhet të bijnë në kurthën e marrjes reaktive me temat e çikërrimtarëve, ngase kështu do të humbin shumë kohë dhe energji dhe pandieshëm do të bëhen si ata.
Temat e vdekura janë sikurse topat e vdekur në tenis që bijnë mu pas rrjetës, andaj këshillohet lëshimi i tyre me qëllim të kursimit të energjisë për ata topa rrugëtimi kthyes i të cilëve ka perspektivë.
Paraqitja e njerëzve që merren me tema margjinale janë shenjë që tregojnë në ekzistimin e katastrofës më të madhe dhe ndaj asaj duhet të sillemi ashtu siç sillemi ndaj idesë së ndërtimit të shtëpisë në skajet e greminës.
Katastrofa e tërë situatës rrjedh nga gërshetimi i vendosjes së diagnozave gabim, mosekzistimit të rasteve dhe humbjes së kohës kolektive dhe potencialit. Rezultat i këtij gërshetimi është pashpresa, dëshpërimi, izolimi, eskepizmi, misticizmi dhe shumë forma tjera pa kokë.
Edin Tule
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi