IBRAHIM IBN ED’HEMI DHE HURMAT

Ibrahim ibn Ed’hemi, r.a., një natë fjeti nën një shkëmb në Jerusalem.

Ëndërr i pa dy melekë duke zbritur nga qielli.

Njëri e pyeti tjetrin: – “Kush është ky?”

Tjetri u përgjigj: – “Ibrahim ibn Ed’hemi.” Dhe shtoi: – “Ky është ai të cilin Allahu, xh.sh., e uli për një shkallë (derexhe).”

– “E përse?”

– “Njëherë, në tregun e Basrës bleu hurma dhe një hurmë nga hurmat e shitësit i ra në hurmat e tij dhe nuk ia ktheu shitësit.”

Posa u zgjua, u nis në Basër dhe tek i njëjti shitës bleu hurma dhe një hurmë ia ktheu shitësit.

U kthye përsëri në Jerusalem dhe fjeti nën shkëmb.

Përsëri në ëndërr iu paraqiten dy melekët.

Njëri pyeti: – “Kush është ky?”

Tjetri u përgjigj: – “Ibrahim ibn Ed’hemi, të cilit Allahu, xh.sh., ia ktheu shkallën (derexhen) e mëparshme.”

Kjo është shkallë e lartë e devotshmërisë.

 

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi