IDHUJT E GJALLË: LAT, UZZA DHE MENAT

Kurani i emërton në veçanti tre idhuj . . .

Por, pse?

Sipas renditjes së shpalljes, emrat e idhujve për herë të parë përmenden në suren En-Nexhm. Pra, gjatë gjashtë viteve të Shpalljes, askund nuk përmenden emrat e idhujve. Për herë të parë përmenden në suren En-Nexhm:

            “E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?

            Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!“

(En – Nexhm, 19-20)

Pastaj, pason shpjegimi kush janë ata:

            “Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.“

(En – Nexhm, 23)

Emra që ata i emërtuan (esmaen semmejtumuha). Atë që epshet e tyre dëshiruan (tehvel-enfus).

Andaj, idhulli nuk është tjetër pos emër i epsheve dhe dëshirave që gjinden në botën e brendshme të njeriut. Njerëzit këtyre emrave u japin rëndësi duke iu dhënë prestigj dhe i adhurojnë.

Nuk depërtojnë në këta emra dhe krijojnë paragjykime rreth tyre, të cilët anojnë t’i copëtojnë nga atomi. Të thyesh idhujt d.m.th. të rrënosh paragjykimet rreth vetit.

Edhe pse idhujt janë vetëm disa emra, simbolet e të cilëve pjesa e jashtme e pasioneve dhe dëshirave të bërë nga druri dhe gurët, por përse këta idhuj Lat, Uzza dhe Menat të bërë nga druri dhe guri edhe sot e kësaj dite valviten, përse këta emra përmenden në Kuran, cila është rëndësia e tyre?

Këta idhuj duhen me qenë të gjallë, vinë nga dëshira e nefsit, “emërtimi” i tyre bart kuptim dhe janë lëndë adhurimi.

Dhe kjo çfarë kuptimi!

Dhe kjo çfarë adhurimi!

Të shohim!

Fjala “Lat” etimologjikisht është version i kthyer që d.m.th. “Zot” dhe paraqet autoritet absolut (ilah). Rrënja e fjalës arabe që është shërbyer për termin e përmendur arrin deri te prejardhja hebraike në periudhën antike dhe paraqet “gjë me të cilën udhëhiqet nga brenda” d.m.th. bindje absolute, autoritet. Pra, emri “Lat” është ekuivalent i fjalës “autoritet” të cilin ne e përdorim sot.

Fjala “Uzza” e plotëson. Në Kuran përmendet me kuptimin “aziz” e që nënkupton “forcë”, “fuqi”. Emri “Uzza” është ekuivalent i asaj që ne sot e quajmë “forcë”, “fuqi”.

Ndërsa, emri “Menat” është shumë i njohur. Kjo është ajo që ne e quajmë “para” (Menna, Mamun, Money, Manat). Valuta e mbretërisë ruse ka qenë “manat”. Sot, Azerbejxhani dhe Turkmenistani shërbehen me valutën “menat”.

Andaj:

Lat – Pushtet;

Uzza – Forcë;

Menat – Para.

E lexojmë edhe njëherë versetin me kuptimin e sotëm: Autoritet, forcë dhe para. Këta nuk janë asgjë tjetër pos emra që ju dhe pasardhësit tuaj u keni dhënë. Këta janë të dyshimtë dhe pjesë e dëshirës së nefseve.

Dëshirat dhe pasionet janë pushteti, forca dhe paratë. Për t’i arritur, sytë e tyre nuk shikojnë asgjë tjetër dhe si lëndë adhurimi krijojnë nga ata idhuj. Dëshirojnë për vete të marrin pushtet, forcë dhe para. Nuk ka kostum që nuk e veshin për të grabitur këto. Për këto luftojnë, goditen, derdhin gjakun dhe bëjnë çrregullime.

Autoriteti: shteti, sundimi, froni, lideri, sovraniteti, kufiri, kombi;

Forca: armët, nafta, toka, banorët, penetrimi;

Paraja: kapitali, banka, ari, argjendi, dollari, euro.

A thua për shkak të këtyre nuk derdhet gjaku dhe bëhen çrregullimet?

Keni kujdes në periudhën në të cilën jetojmë.

Nga forca e adhurimit lindi fashizmi. Nga lakmia për para lindi kapitalizmi. Problemi i përhershëm i njerëzimit nuk është asgjë pos këto tri: Lat (pushtet), Uzza (forcë) dhe Menat (para).

Çfarë thotë Kurani kundër këtij treshi?

La ilahe il-lall-llah – Nuk ka autoritet pos Allahut.

La havle ve la kuvvete il-la bil-lah – Fuqia dhe forca është vetëm e Allahut.

Lehul Mulk – Pushteti është i Allahut.

A kemi kuptuar përse emra e tyre janë të përmendur në Kuran?

Këta janë emra që nuk vdesin te njerëzimi.

Gurët u zhdukën, por jo edhe froni.

Këta janë idhuj të gjallë: Lat, Uzza dhe Menat . . .

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi