JETA E QETË DHE MODESTE ËSHTË MË E MIRË SE SUKSESI I LIDHUR ME SHQETËSIM DHE BRENGË

Në vitin 1922, Albert Einstein, ishte në turne në Japoni dhe derisa qëndronte në dhomën e tij, punëtori i hotelit erdhi me një letër. Einsteini nuk gjeti para të imëta në xhep për t’i dhënë punëtorit bakshish, dhe në letër i shkroi një këshillë duke i thënë: – “Merre, ndoshta një ditë do të vlejë më shumë se pasuria e madhe.”

Punëtori doli nga dhoma duke bartur njërën nga teoritë më të rëndësishme të Einsteinit, e kjo është teoria e Einsteinit për lumturinë e cila thotë: – “Jeta e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi sesa hulumtimi i përhershëm për sukses i kombinuar me shqetësim dhe brengë.” Kjo ishte këshilla e Einsteinit për punëtorin e hotelit.

Në vitin 2017, u vërtetua parashikimi i Einsteinit. Copëza e letrës në të cilën e kishte shkruar teorinë e tij të lumturisë u shit në ankand për 1.3 milion dollarë të pabesueshëm. Kjo nuk do të thotë assesi që Einsteini e ka njohur të fshehtën (gajb), ngase ai ishte sikurse çdo njeri tjetër, por Allahu i kishte dhuruar mendje gjeniale.

Por, edhe pas inteligjencës së jashtëzakonshme dhe mendjehollësisë, prej disa parashikimeve të tij të pasuksesshme është ajo për kohëzgjatjen e krijesës cionistike Izrael. Pikërisht kur ia ofruan që të bëhet kryetar i Izraelit, Einsteini refuzoi duke thënë: – “Nuk pranoj të jem kryetar i shtetit, i cili nuk do të zgjatë më shumë se 50 vjet.” Në mesin e deklaratave të tij është edhe kjo: – “Nuk e di çfarë armë njerëzimi do të shfrytëzojë në luftën e tretë botërore, por lufta e katërt botërore me siguri do të bëhet me drurë dhe gurë.”

Duke u kthyer në teorinë e lumturisë së Einsteinit, dëshirojmë të themi që kjo është teori shoqërore e cila nuk është më pak e rëndësishme se teoria e relativitetit dhe teorive tjera për të cilat flet ai.

Njeriu jeton në atë masë në të cilën kënaqet në jetë dhe në atë masë në të cilën ai i posedon gjërat e jo ato atë. Më besoni, shtëpitë sot janë bërë fshehtësi, ndërsa njerëzit arka të mbyllura. Shumë nga profesionet prestigjioze që i shohim sot nuk janë asgjë pos robëri në rroba elegante, kostume të shtrenjta, rroba e kravata.

Nuk ka asgjë më të rëndë se jeta e mbushur me shqetësime. Më vjen keq për njerëzit që vrapojnë sikurse macet rreth këmbëve të menaxherit dhe drejtorit. Më vjen keq për pronarët e bursave të cilët gjatë ditës i bren brenga dhe shqetësimi dhe përpijnë tableta për tension të gjakut, sikurse fëmiu i cili duke luftuar me kohën nxiton të përpijë të gjitha sheqerkat në qese para se të kapet dhe pengohet nga nëna.

Para 50 viteve, vdekja nga sulmi në zemër ka qenë e rrallë, sikurse deveja në polin e Veriut dhe foka në shkretëtirën arabe. Ndërsa sot nuk ka ditë që njerëzit nuk rrëzohen sikur kodrat nga sulmi në zemër. Jeta jonë është bërë e shpejtuar, e grisin brengat dhe dëshpërimi sikurse miu i cili nuk ka punë tjetër pos të shkatërrojë dhe bëjë dëm. I lumi ai i cili e posedon jetën e jo jeta atë, dhe ai i cili jeton me jetë modeste larg nga shkëlqimi i rrejshëm i dynjasë, të cilit nuk i pengon që njerëzit nuk e njohin, por është i njohur tek Allahu.

 

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi