JETËN TONË E HARXHOJMË NË FITIM TË PASURISË, NDËRSA 70% TË SAJ E SHFRYTËZOJNË TJERËT
Kur televizioni erdhi në shtëpitë tona, harruam si t’i lexojmë librat.
Kur automjeti erdhi para dyerve tona, harruam të ecim.
Kur i morëm mobilët dhe kompjuterët, harruam të shkruajmë letra.
Për shkak të veprimtarisë me bankat, harruam vlerën e të hollave.
Pas paraqijes së parfumeve të ndryshëm, harruam aromën e trëndafilit.
Për shkak të paraqitjes së ushqimit të shpejtë (fast food), harruam të gatojmë ushqimin.
Për shkak të paraqitjes së WhatsApp-it, harruam të vizitojmë farefisin dhe miqtë.
Kur vdesim, të hollat tona mbesin në bankë, edhe pse derisa jemi gjallë nuk kemi
të holla të mjaftueshme të harxhojmë. Në të vërtetë, kur vdesim shumë të holla tona do të mbesin pa u harxhuar.
Pas vdekjes së një pasaniku kinez, e veja e tij u martua me shoferin e burrit të saj. Kur u kurorëzuan, shoferi tha: “Tërë kohën kam menduar që punoja dhe i shërbeja zotëriut tim, po tani kuptova që zotëriu im tërë kohën paska punuar për mua.”
Në mobilin tuaj më të mirë, 70% e përmbajtjes nuk ju nevojitet.
Në automobilët më të shtrenjtë, 70% të pajisjeve shtesë dhe shpejtësisë nuk do të ju shpëtojnë.
Nëse keni shtëpi apo vilë të madhe e luksoze, 70% e hapësirës nuk shfrytëzohet.
Sa i përket rrobave, 70% rrallë apo asnjëherë nuk i përdorni.
Jetën e kalojmë duke fituar pasuri, ndërsa 70% të saj e shfrytëzojnë tjerët, e jo ne.
Andaj, duhet të kënaqemi me 30% që na takon.
Shkoni te mjeku edhe nëse nuk ankoheni në sëmundje.
Mësoni të harroni, qoftë edhe kur bëhet fjalë për një problem të madh.
Bëhuni modest madje edhe kur jeni të pasur dhe të fuqishëm.
Mësohuni me qenë të kënaqur edhe nëse nuk jeni shumë të pasur.
Trajnoni mendjen dhe trupin, madje edhe kur jeni tejet të zënë.
Ndani kohë për ata që i doni.
Në veçanti gjeni kohë për vete që të lexoni, meditoni, shfrytëzoni kohën e lirë për ibadete vullnetare (dhikër, lexim të Kuranit, namaz të natës) dhe shumë madhëroni dhe falënderoni Allahun për begatitë e dhëna.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi