NJË MËSIM NGA TREGIMI I MUSAIT, A.S., ME HIDRIN
Derisa Musai, a.s., flinte, bashkëudhëtari i tij pa sesi peshku pa bërë zhurmë doli nga qesja dhe iku në ujë. Këtë harroi t’ia tregojë menjëherë Musait, a.s., por ia tha shumë më vonë, tashmë kur ishin larguar nga rruga.
Kur Musai, a.s., pa se kishin shkuar larg nga vendi ku ishte urdhëruar të shkojnë, u kthyen duke ndjekur gjurmët e tyre deri tek vendi ku peshku kishte hyrë në ujë.
Musai, a.s., as nuk e qortoi bashkëudhëtarin e vet, as nuk u ankua pse ishte larguar nga rruga. Ajo që ndodhi, ndodhi, ishte vullnet i Allahut, xh.sh.
Sjellja e pejgamberit Musa, a.s., ishte sjellje e një personi të kënaqur me caktimin e Allahut, xh.sh. Momentin kur kuptoi se ishte larguar nga rruga, ai ndërmori masat e nevojshme që të kthehet në rrugën e duhur.
Ky është mësim për të gjithë ne.
Në këtë jetë shumë prej nesh zgjedhin rrugën e gabuar, mirëpo frikësohemi apo kemi turp t’i korrigjojmë gabimet tona.
Kur njeriu kupton se ka bërë gabim, duhet menjëherë të kthehet në drejtimin e duhur.
Këtë kurrë nuk duhet ta konsiderojmë si humbje, sepse ajo është fitore.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi