NUK KAM ARDHUR TEK TI PËR FETVA, POR…

Transmetohet që një beduin kishte ardhur tek halifi abasid, Me’muni, dhe i kishte thënë: “O prijës i besimtarëve, unë jam beduin.”

Me’muni: “Asgjë e çuditshme.”

Beduini: “Unë dëshiroj të shkoj në haxh.”

Me’muni: “Rruga është e lirë dhe e gjerë.”

Beduini: “Por, unë nuk kam të holla të shkoj në haxh.”

Me’muni: “Atëherë, nuk je i obliguar të shkosh në haxh.”

Beduini: “O prijës i besimtarëve, unë nuk kam ardhur tek ti për të kërkuar fetva, por kam ardhur të kërkoj të holla për haxh.”

Me’muni qeshi dhe urdhëroi që beduinit t’i jepen të hollat për haxh.