PËR VLERËN E XHUMASË PËR TË CILËN NDOSHTA NUK E KENI DITUR
Për vlerën e faljes së namazit të xhumasë, Pejgamberi, s.a.v.s., në hadithin të cilin e transmeton Ebu Musa el-Esh’ariu, r.a., ka thënë:
“Njerëzit që ditën e premtë kanë shkuar për ta falur namazin e xhumasë, do të vinë ditën e Gjykimit, ndërsa Allahu, xh.sh., do të bëjë që atë ditë namazi i xhumasë do të vie i stolisur në mënyrë të veçantë. Njerëzit të cilët në dynja kanë shkuar në xhuma rregullisht, do të tubohen rreth xhumasë dhe ajo do t’i udhëheqë dhe ndriçojë rrugën (për në Xhenet). Do të kalojnë nëpër kodrat Kafur (i cili përdoret edhe si aromë e këndshme në dynja), ndërsa në këta do të shikojnë njerëzit tjerë dhe xhinët. Do të kenë aromë misku, ndërsa fytyrat e tyre të bardha si dëbora dhe kështu do të hynë në Xhenet. Në këtë grup të tyre nuk do të jetë askush tjetër prej njerëzve, pos myezinëve të cilët e kanë kënduar ezanin dhe për të nuk kanë marrë kompensim. Njerëzit tjerë që i shikojnë do të pyesin: ‘O Allah i dashur, kush janë këta njerëz?’, dhe kështu do të jetë derisa i fundit nga këta nuk hyn në Xhenet.” (Hakimi, Ibn Huzejmi, sahih)
Në këto shkallë pra do t’i sjellë njerëzit të cilët rregullisht e falin namazin e xhumasë.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi