SHPJEGIMI SHKENCOR I NGJARJES NGA KAPTINA JUSUF

Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:

            “E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”

(Jusuf, 31)

Shumica e dijetarëve pajtohen që pejgamberi Jusuf a.s. nuk ka pasur rival në pamjen e bukur dhe qëndrimin e tij deri në atë masë saqë grupi i grave që ishin ftuar nga gruaja e ministrit, harruan që i kanë thikat në duart e tyre dhe në vend që t’i qëronin frutat i prenë duart e tyre pa i ndier fare.

Tregimi ndoshta do të jetë i pabesueshëm dhe jobindës për pabesimtarët, por dituria me ndihmën e metodave shkencore dhe anatomisë ka qëndrim krejt tjetër i cili është kompatibil me versetin e lartëpërmendur.

Distraksioni apo kthimi i vëmendjes për t’i lehtësuar dhembjet.

Ndryshimi i koncentrimit vëzhgues i shkaktuar me çfarëdo qoftë që e orienton mendimin, sot është fakt për të cilin shkenca e vërteton.

Në këtë proces, nën ndikimin e disa distraktorëve fillon të harrosh, gjegjësisht je i izoluar nga dhembjet tua.

Ëndërrat gjatë ditës dhe shikimi i TV është shembull i mirë, së pari procesi i brendshëm, ndërsa tjetri procesi i jashtëm për shkak të cilit koncentrimi i ndonjë personi është i penguar në skajshmëri dhe në tërësi orientohet në shfaqje tjetër (distraktor).

Nuk ka dyshim, siç thotë shkenca, distraktori më efikas i cili do të mbizotërojë me trupin është ai i cili tërheq vëmendjen e qendrave për dëgjim, shikim, aromë, shije dhe ndjenja.

Në eksperimentin që e kanë bërë hulumtuesit në spitalin edukues, disa njerëz gjatë operimit kanë qenë të ekspozuar ndaj imazheve fascionante, përpos ilaçeve të përshkruara dhe rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshëm në krahasim me rezultatet e disa njerëzve që nuk e kanë konsumuar ilaçin për ndryshimin e koncentrimit vëzhgues.

Ky studim për të cilin mjekët rekomandojnë që pos ilaçeve tradicionale të përshkruara, shfrytëzimin e mënyrave shtesë për të zvogëluar dhembjet, është botuar në revistën “Chest”. Në faqen e internetit të BBC-së është shpallur hulumtimi me emërtimin “The return to nature”, në të cilin dr. Geel Hopkins thotë: “Ne kemi arritur sukses të lehtësojmë dhembjet e pacientëve tanë duke i ekspozuar ndaj imazheve të bukura dhe muzikës. Kjo ka ndihmuar shumë në minimizimin e efektit psikologjik dhe tendosjes fizike.”

Me përdorimin e rrezeve funksionale të trurit që paraqesin absorbimin e gjakut dhe ushqimit në qelizat nervore është treguar se kur personi është i ekspozuar çfarëdo qoftë një gjëje që shkakton distraksionin e koncentrimit, niveli i aktivitetit në disa regjione të trurit është i zvogëluar, siç është hipotalamusi, gyrus cingulatus, korteksi senzor dhe gyrus postcentralis, përgjegjës për marrjen e ndjenjës (përjetimit) të dhembjes. Aktiviteti në disa regjione të trurit rrit tajitjen e endorfinës e cila vepron në receptorët e dhembjes si opiat.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi