BISEDË ME TË URTIN
Ëndërrova duke folur me të urtin.
– Pra, ti dëshiron të bisedosh me mua. – tha i urti.
– Nëse ke kohë. – thashë.
I urti buzëqeshi: – Kohën time mu në këtë e shfrytëzoj. Çka dëshiron të pyesësh?
Çka më së shumti të befason te njerëzit? – pyeta.
I urti u përgjigj: – Fëmijëria u duket monotone. Nxitojnë të rriten, e pastaj përsëri dëshirojnë me qenë fëmijë. Harxhojnë shëndetin për të arritur pasuri, e pastaj i harxhojnë të hollat për ta kthyer shëndetin. Mendojnë për të ardhmen duke harruar të tashmen. Në këtë mënyrë nuk jetojnë as në kohën e tashme e as në të ardhmen. Jetojnë sikur nuk kanë për të vdekur kurrë, e pastaj vdesin sikur nuk kanë jetuar asnjëherë.
Pastaj e pyeta: – Si prind, çfarë këshilla jetësore do t’ju jipje fëmijëve tu?
– Të mësojnë se askush nuk mundet me forcë t’i detyrojë me i dashur. Të mësojnë se më e vlefshme nuk është ajo që e posedojnë, por kush janë në jetë. Të mësojnë mos të krahasohen me tjerët. Të mësojnë që i pasur nuk është ai që ka më shumë, por ai që i duhet më pak. Të mësojnë që mjaftojnë disa sekonda që ta lëndojnë personin e dashur, e pastaj nevojiten vite të tëra që ta shërojnë. Të mësojnë të falin tjerët. Të mësojnë që me të holla mund të blehet çdo gjë, pos lumturisë dhe kënaqësisë. Të mësojnë që dy persona mund të shikojnë një gjë të njëjtë, por e shohin ndryshe. Njerëzit do të harrojnë çfarë ke thënë. Njerëzit do të harrojnë çfarë ke bërë. Por asnjëherë nuk harrojnë çfarë ndjenja ke zgjuar tek ata! Të jetosh d.m.th. të rritesh përbrenda në vetvete. Nuk është jetë nëse nuk dimë ta duam veten dhe tjerët. Ajo që nuk dhemb nuk është jetë. Ajo që nuk kalon nuk është lumturi.
Sa shpesh hidhërohemi kur bëjmë ndonjë gabim në jetë dhe vërtet sa herë një dështim na humb shpresën. Por, përsëri jemi pak të vetëdijshëm që mu ato gabime e formësojnë jetën tonë dhe na orientojnë. Përcaktimi i Zotit është vërtet i befasishëm, kur shohim që ndonjë mossukses është shkas i triumfit tonë në ardhmëri.
Robi im i dobët, cila është dëshira yte më e madhe sot?
U përgjigja: – O Zoti im, ruaje personin që e lexon këtë, atë që e dëgjon këtë, familjen e tij, miqtë e tij.
Ata e meritojnë këtë dhe unë i dua shumë.
Dashuria e Zotit është sikur oqeani, ia sheh fillimin, por jo edhe fundin.
Gëzohu çdo ditë tënde, jeto jetën me kreativitet dhe ndaji gëzimet tua ditore me miqtë, ata e meritojnë këtë.