GRUAJA DHE KADIU I MENÇUR

Një grua për çdo ditë pohonte se fqiu i saj është hajn, e që në fund ky djalosh u ftua në pyetje në gjykatë. Pas disa ditëve u vërtetua se është i pafajshëm dhe u lirua, ndërsa gruaja që e kishte akuzuar u ftua në gjykatë. Gjatë pyetjeve për t’u mbrojtur, i tha kadiut: “Fjalët askujt nuk i bëjnë dëm!”

Kadiu i habitur tha: “Sot kur të kthehesh në shtëpi shkruaj në letër çdo gjë që konsideron se është veti e keqe te ky djalosh dhe ato që ia ke përshkruar, e pastaj bëje letrën copë e grimë dhe hudhe gjatë rrugës dhe nesër eja që ta dëgjosh gjykimin tënd!”

Gruaja e dëgjoi kadiun dhe veproi ashtu siç i tha. Të nesërmen erdhi te kadiu dhe ai tha: “Do të jesh e falur nëse ke sukses t’i mbledhësh të gjitha copëzat e letrës së shqyer që i ke shkruar dje, e nëse nuk ke sukses do të dënohesh me një vjet burg!”

Gruaja e habitur u përgjigj: “Por kjo është e pamundur, ngase era i ka bartur larg.” Në këtë kadiu i tha:

“Sigurisht që era i ka bartur larg, sikurse edhe fjalët tua që e kanë shkatërruar nderin e djaloshit dhe dëmi nuk mund të kompensohet.”

Pastaj kadiu urdhëroi që gruaja të burgoset.

Mesazhi i këtij rrëfimi është që të jemi të vetëdijshëm nga pesha e fjalëve që i themi dhe sa këto ndikojnë tek tjerët rreth nesh. Ngase fjalët janë sikurse shtiza e hudhur nga harku, nuk mund as t’i ndalim dhe as t’u ndryshojmë drejtimin e tyre kur fliten.