E KAM DËRGUAR BABAIN NË RESTORANT
E dërgova babain tim të moshuar në një restorant të bukur për të darkuar.
Babai ishte i shtyer në moshë dhe tejet i dobët, dhe derisa hanim, ushqimi i shkapërderdhej nëpër këmishë dhe pantollona. Tjerët e shikonin me neveri, ndërsa unë isha plotësisht i qetë.
Pasi përfunduam me darkën, ngadalë e dërgova në dhomën fqinje dhe ia pastrova fytyrën, ia pastrova njollat nga rrobat, ia kreha flokët dhe i rregullova këmishën.
Duke dalur tërë restoranti na shikonte në qetësi, ngase nuk ishin në gjendje të kuptojnë që dikush mund të lejojë që kështu haptazi të turpërohet. Pagova faturën dhe u nisa me babain tim.
Atëherë një nga mysafirët m’u afrua dhe më falënderoi.
– Përse më falënderon, zotëri? – e pyeta.
Njeriu mu përgjigj: – Faleminderit për leksionin që sonte i ke dhënë secilit bir në këtë restorant, e shpresoj edhe secilit baballar.
Mesazhi i tregimit: Kujdesi për ata që dikur janë kujdesur për ne është obligim i yni. Duani, nderoni dhe dëgjoni prindërit tuaj.