ERDHI PËR TË NA VJEDHUR, NDËRSA NE IA VODHËM ZEMRËN E TIJ!

Hyri hajni në shtëpinë e Malik b. Dinarit r.a., por u dëshpërua terpër kur vërejti se nuk ka asgjë për të vjedhur.

Hasi Malikun i cili posa e përfundoi namazin, qetë i tha: “Erdhe për pasuri të dynjasë të cilën nuk e gjete. A mund të ofroj diç nga furnizimi për ahiret?”

Hajni u ul dhe filloi të dëgjojë.

Ishte aq i tronditur nga fjalët e Malikut saqë shkoi me të në namaz të sabahut. Njerëzit në xhami mbetën të habitur me ardhjen e imamit të asaj kohe me hajnin e mirënjohur.

E pyetën Malik b. Dinarin r.a.: “Si është e mundur kjo?”

Ai u përgjigj: “Ai erdhi tek ne për të vjedhur, por ne ia vodhëm zemrën e tij.”