BABA, SHIKO PO ECËN PAS NESH
Në tren, plaku i moshuar shikonte djalin e tij 25 vjeçar, duke qëndruar pranë dritares, duke bërtitur: “Baba, kjo pemë po ecën pas nesh!”
Plaku me kënaqësi buzëqeshte. Ata që ishin prezent në tren të çuditur shikonin sjelljen e djaloshit. Mendonin çfarë sjellje e pavend dhe pa edukatë e djaloshit.
Përsëri u dëgjua zëri i djaloshit: “Baba, shiko si liqeni dhe këto re po e përcjellin trenin. Këto re po ecin pas nesh!”
Filloi të bie shi dhe iu lagën duart djaloshit, dhe ai sikur fëmiu bërtiti: “Baba, shiko sa pika të bukura shiu. Ja, mu lagën duart e mia!”
Fytyra e plakut ishte e gëzuar dhe e lumtur. Ata që ishin prezent iu drejtuan plakut: “Përse nuk e dërgon djalin te mjeku për ta shëruar?”
Plaku i gëzuar tha: “Ne mu tani po kthehemi nga mjeku. Biri im u shërua. Kjo është dita e parë e jetës së tij që djali im sheh me sytë e tij botën rreth vetit! Operimi ishte i suksesshëm.”
Për këtë, o udhëtar, asnjëherë mos gjyko nga jashtë dhe në shikim të parë!