KËSHILLA TË BUKURA

– Jeta juaj është vetëm rrëfim në mes teje dhe Allahut. Secili person, secila përvojë, secila dhuratë, secila humbje, secila dhembje janë dërguar në rrugën tënde të jetës për vetëm dhe vetëm një shkas: që të kthejnë ty te Ai.

– Bëhuni mirënjohës për secilin person i cili është pjesë e tregimit tënd. Ata që ju kanë lënduar, ata që ju kanë ndihmuar, sepse të gjithë ata diç të kanë mësuar.

– Mund ta kërkoni tërë botën, por nuk do të gjeni lumturinë përderisa nuk kuptoni se lumturia nuk është të keni çdo gjë që dëshironi. Lumturia është me qenë i kënaqur me atë që keni.

– Njerëzit mendojnë që sprovat janë vetëm në formë të problemeve. Allahu na sprovon edhe me begati, jetë të këndshme, e ky është provimi më shpeshtë në të cilin bimë.

– E di se ndiheni të lodhur dhe të harxhuar. E di se keni mjaft josuksese. Pushoni, por mos u ndalni. Ju mundeni. Ju do të keni sukses. Jo, ngase jeni të fortë, por ngase Allahu është forca juaj.

– Disa njerëz ndihen të vetmuar, ngase nuk e kanë gjetur bashkëudhëtarin (-ren) e “vërtetë”. Ndonjëherë Allahu xh.sh. nga jetët tuaja largon të gjithë, që ju tek Ai të gjeni mikun e vërtetë.

– Asnjëherë mos humbasni shpresën. Kthehuni kah Allahu edhe kur gaboni, kthehuni kah Ai dhe mos u ndalni së kthyeri kah Allahu. Shpesh pendohuni për mëkate. Lotoni për Të dhe mbahuni fuqishëm përmendjes së Tij (dhikrit) dhe namazit.

Nëse kështu veproni, mund të lageni, por inshallah nuk do të mbyteni në oqeanin e jetës.