MREKULLITË NUK UA KANË DHËNË VETËM PEJGAMBERËVE, NDONJËHERË MREKULLIA MË E MADHE ËSHTË NË TY
Ndonjëherë lexojmë mrekullitë që kanë ndodhur ndonjërit prej pejgamberëve a.s., por nuk arrijmë që t’i lidhim me ekzistencën personale. Mendojmë se këto mrekulli kanë ndodhur vetëm në të kaluarën dhe nuk është realitet që të shpresojmë për mrekullitë në jetën tonë . . .
Ka qenë e pamundur që fizikisht hz. Merjemja të mbetet shtatëzënë. Ka qenë e “pamundur” që deti të çahej për Musain a.s. dhe popullin e tij në ikje e sipër nga faraoni dhe ushtria e tij. Ka qenë e “pamundur” që Ibrahimi a.s. të del pa u lënduar nga zjarri i Nemrudit. Ka qenë e “pamundur” që Muhammedi s.a.v.s. të udhëtojë deri në xhaminë El-Aksa, e pastaj në qiell vetëm në një pjesë të natës.
Ndoshta mendojmë se këto mrekulli kanë ndodhur vetëm në të kaluarën dhe realisht nuk shpresojmë se këto ndodhin edhe në jetët tona.
Ndoshta një ditë mendoni se asnjëherë nuk do ta përjetoni lumturinë pas humbjes së personit të dashur. Por, përsëri do të ndieni gëzim dhe atëherë do të kuptoni sa mrekulli duket kjo. Kjo duket sikur Allahu xh.sh. e ka ndarë zemrën tënde në dy pjesë sikurse deti i kuq dhe lejoi që shpresa të paraqitet përtej çdo pritje. Ai do të pengojë që zjarri i dhembjes të përpijë. Ai do të mbush mendjen tënde me ide dhe zemrën tënde me dashuri dhe mirënjohje kur mendon se nuk ke asgjë me dhënë.
Ai do të mbush mendjen tënde, trupin dhe zemrën me jetë të tillë që mund të shpjegohet si mrekulli. Ai do të sjell në vende të ëndrrave tua dhe realitetit tënd që asnjëherë nuk ke menduar se është e mundur. Por, prapë ne ndonjëherë mendojmë se të gjitha mrekullitë janë në të kaluarën.
Nuk duhet të lexojmë për mrekullitë e Allahut duke menduar se ato janë tregime nga e kaluara. Ne duhet të kuptojmë se mrekullitë e Allahut ndodhin gjatë gjithë kohës rreth nesh dhe në ne.
Kur qan në mes të kaosit të jetës, o Zot më trego shenjë! – shiko brenda vetes. Kujto çdo vështirësi nga e cila Ai të ka shpëtuar. Kujto kur të ka shëruar. Kujto kur të ka dhënë dritë në mes të natës. Kujto sa përjetime deri më sot i ke nga Ai. Ti je mrekulli.
Përkujto me meditim versetin e Kuranit fisnik:
“Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”
(Fussilet, 53)