COPËZA E PASQYRËS
Kur profesori përfundoi ligjëratën, si rëndom tha: “A ka pyetje?”
Një student ngriti dorën: “Profesor, cili është qëllimi i jetës?”
Studentët tjerë filluan ta përqeshnin në këtë pyetje. Pasi u mendua pak, profesori tha: “Do të përgjigjem.” Nxori nga xhepi protofolin dhe nga ai nxori një copëz të pasqyrës dhe filloi tregimin e tij: “Isha fëmi gjatë luftës. Një ditë, në rrugë vërejta copëza të një pasqyre që dikush e kishte thyer. Meqë nuk kisha lodra, e mora një copëz të pasqyrës dhe fillova të luaja me të. Duke lozur, së shpejti kuptova që me anë të kësaj copëze mund ta drejtoj dritën e diellit në vende dhe kënde ku dielli asnjëherë nuk mund të depërtojë: në gropat e thella, hapësirat e errëta, në anët e veriut të ndërtesave. Kur u rrita dhe u bëra burrë, kuptova që ajo copëz nuk ishte vetëm lojë, por metaforë e asaj që mund të bëja gjatë jetës. Kuptova që edhe unë mund të jem një pjesë e një pasqyre të cilën nuk e njoh në tërësi në madhësinë e saj të vërtet. Por, me atë që kam dhe mendoj që jam, mund të sjell së paku pak dritë të vërtetës, kuptimit, mirësisë dhe butësisë në këndet e errëta dhe të fshehta të zemrës dhe ndoshta të ndryshoj diç tek njeriu, zemra e të cilit është e errët dhe e ftohtë.
Nëse njerëzit tjerë e vërejnë dhe e kuptojnë këtë, ndoshta do të përpiqen që njëjtë të sjellin dritë aty ku nuk ka.
Ja, ky për mua është kuptimi i jetës dhe për këtë ende e ruaj copëzën e pasqyrës në protofol.
Kurdo që e hapi protofolin dhe të hollat më përkujtojnë në dashurinë ndaj pasurisë materiale, e shoh edhe copëzën e pasqyrës e cila më kujton kuptimin e jetës të cilin të hollat shumë shpesh e fshehin.”
“Njerëzit më të mirë janë ata që u shërbejnë (më së shumti) njerëzve.” (Hadith)
SIKUR TË MARTOHESHE ME TË GJITHA GRATË E BOTËS . . .
Një njeri i tha mësuesit: “Kur e pashë për herë të parë gruan time, mendova se ishte gruaja më e bukur në botë.
Kur u fejova me të, pashë shumë gra të ngjajshme me të . . .
Kur u martova me të, pashë shumë më të bukura se ajo . . .
Kur kaluan disa vite të martesës, pashë që të gjitha gratë tjera ishin më të bukura se bashkëshortja ime . . .”
Dijetari i tha: “Sikur të martoheshe me të gjitha gratë e botës, do të shihje që qentë që bredhin rrugëve janë më të bukur se të gjitha gratë . . .”
Njeriu buzëqeshi dhe tha: “Përse e thua këtë?”
Dijetari iu përgjigj: “Problemi qëndron që njeriu i cili ka lakmi në zemër dhe sy të pangopur në shikim dhe nuk turpërohet nga Allahu, atij asgjë nuk mund t’ia mbush gojën dhe sytë pos dheut. Problemi yt është që ti nuk e ul shikimin në atë që Allahu ka ndaluar. A dëshiron diç që gruan tënde do ta kthejë si ka qenë (gruaja më e bukur në botë)?”
Njeriu u përgjigj: “Po.”
Dijetari i tha: “Ule shikimin tënd!”
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.“
(En – Nur, 30)
Kush është i kënaqur me atë që e ka hallall, është i furnizuar plotësisht dhe Allahu e begaton kah nuk e kujton.