FORCA E VËRTETË E MBËSHTETJES TEK ALLAHU
A jeni nervoz? Merrni frymë thellë, pastaj lëshoni frymën, qetësoni zemrën tuaj dhe bëhuni i qetë . . .
Kthehuni një hap prapa dhe shikoni situatën me objektivitet. Asnjëherë nuk është aq keq sa mendoni. Bëni më të mirën e mundshme dhe mbështetuni tek Allahu i madhërishëm.
Ai do t’ua tregojë daljen dhe do t’u ndihmojë. Ai do t’u sjell lehtësim nga nuk shpresoni:
“. . . E kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij . . .“
(Et – Talak, 2-3)
Ja një tregim i cili ilustron këto që përmendim.
Para pak kohësh, një besimtar ishhte në dilemë, i kishte dy zgjedhje që i shkaktonin vështirësi. Ishte menaxher i një prej hoteleve më të mëdha të Egjiptit. Hotileria në Egjipt është një nga më konkurrentët në botë, kështu që ky menaxher përpiqej që në hotelin e tij të ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm. Kishte kujdes edhe në detajet më të imëta, duke vendosur prioritete buxhetit, mbikëqyrte stafin dhe vetë personalisht çdo problem. Ishte tejet i suksesshëm në punën e tij për çfarë mbikëqyrësit e tij shumë e vlerësonin.
Mirëpo, një pjesë e punës së tij e pengonte shumë. Në çdo hotel të madh në Egjipt shërbimi me alkool është i obliguar e kjo gjë e brente përbrenda. E dinte se shërbimi me alkool është haram. Për këtë ishte i brengosur. Koha kalonte e ai punën e kryente me përkushtim, por puna e shitjes dhe shërbimit me alkool e vriste përbrenda. Në fund, vendosi të shkojë tek një dijetar i mirënjohur i Egjiptit për ta pyetur për këshillë. U takua me dijetarin dhe ia shpjegoi problemin e tij. Dijetari pa u luhatur i tha: “Duhesh ta lësh këtë punë”.
Nuk i mjaftoi përgjigjja dhe filloi t’i shpjegojë dijetarit: “Unë kam vetëm këtë punë. Punë tjetër nuk kam. Kam gruan dhe fëmijët për të cilët duhet të kujdesem”.
Dijetari iu përgjigj: “A erdhe tek unë që të jap leje për atë që Allahu e ka ndaluar? Lësho punën për hir të Allahut”, dhe ia përkujtoi ajetin e Kuranit:
“. . . E kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij . . .“
(Et – Talak, 2-3)
U kthye në hotel duke ditur se duhet të sjell vendimin më të rëndë në jetën e tij. E dinte se nëse e mban punën, nuk do të arrijë kënaqësinë e Allahut. Në anën tjetër, ndiente frikë për ardhmërinë e tij dhe të familjes së tij.
Duke menduar gjatë, më në fund vendosi që ta lë punën. Duke u mbështetur sinqerisht në Allahun, bëri këtë lutje: “O Allah, tek Ti mbështetem dhe këtë po e bëj për hir Tëndin. E di se vetëm Ti do të më gjesh rrugëdalje, andaj të lutem, më ndihmo”!
U nis kah zyra e tij, u ul në tavolinë për ta shkruar dorëheqjen e tij. Derisa po shkruante, cingërroi telefoni. Ishte eprori i tij i cili e thirri për ta lajmëruar se ishte ngritur në pozitë më të lartë, se do të udhëhiqte me një hotel në Medine përballë xhamisë së Pejgamberit s.a.v.s. Nuk mund t’i besonte veshëve të tij. Lutja e tij ishte pranuar para se ta firmoste dorëheqjen.
Allahu askënd nuk e ngarkon jashtë mundësive të tij dhe vetëm Ai i zgjidh me urtësi problemet tona që na preokupojnë.
Mjafton që vetëm Atij t’i drejtohemi dhe vetëm tek Ai të mbështetemi:
“All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!“
(El – Bekare, 286)