KUR JEPET SADAKA, FLASIN PESË GJËRA

Kur del nga dora sadaka, flasin pesë gjëra, para se ta merr ai të cilit i jepet.

Aliu r.a. transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. që ka thënë: “Kur del nga dora e atij që jep lëmoshën, pesë gjëra flasin:

– Kam qenë e pakët dhe më ke shumuar;

– Kam qenë e vocërr dhe më ke rritur;

– Kam qenë armiku yt e tani jam miku yt;

– Kam qenë kaluese e tani jam e përhershme;

– Deri më tani ti më ke ruajtur, e nga tani unë do të ruaj ty”.