TRI VEPRA SHPËRBLIMIN E TË CILAVE E DI VETËM ALLAHU I MADHËRISHËM
Në shumë ajete kuranore dhe hadithe tw Pejgamberit s.a.v.s. flitet për shpërblimin e veprave të caktuara që i bën njeriu dhe shpërblimi sillet nga 10 deri në 700 herë, varësisht nga pastërtia e nijetit dhe pedanteria e kryerjes së ibadetit. Por, ekzistojnë disa vepra që i tejkalojnë këto vlera.
Tri vepra në ditën e Gjykimit nuk do të maten (peshohen) për shkak të madhësisë së tyre, ndërsa Allahu i madhërishëm për këto në veçanti (posaqërisht) do të shpërblejë, e këto vepra janë:
- Falja e njerëzve – ngase Allahu thotë: Kush fal dhe kalon, shpërblimin e ka tek Allahu. Allahu i madhërishëm në mbi 25 vende në Kuran flet për el-afvu, falje, kalim nëpër mëkate. Një prej emrave të Allahut është El-Afuvvu, ndërsa imam el-Gazali thotë: “El-Afuvvu është një prej cilësive të Allahut, Ai është që fshin mëkatet dhe kalon nëpër mëkatet dhe lëshimet e njerëzve. Ky emër është i ngjajshëm me emrin El-Gafur, por është edhe më i fuqishëm dhe më i shprehur, ngase gufran nënkupton mbulimin e mëkateve, ndërsa el-afv – fshirjen e tyre”.
Ebu Bekri r.a. ka thënë: “Deri tek në ka arritur lajmi që në ditën e Gjykimit Allahu i madhërishëm do të urdhërojë thirrësin që t’i thërret të gjithë ata që tek Allahu kanë diç dhe do të ngriten ata që njerëzve tjerë u kanë falur dhe Allahu i madhërishëm do t’u zëvendësojë të gjithë ato që ata u kanë falur njerëzve”.
Hasan el-Basri ka thënë: “Cilësia më e vlefshme morale e njeriut është falja e tjerëve”.
Dijetarët e selefit (të parët tanë) kanë thënë: “Nuk është trim ai të cilit i është bërë zullum që kur ka fuqi hakmerret, por i mençur është ai të cilit i është bërë zullum dhe kur ka fuqi të përgjigjet, ai falë”.
- Durimi – Allahu xh.sh. thotë: Vetëm durimtarët do të shpërblehen pa llogari. Për durimin në Kuran flitet në mbi 100 ajete.
Një njeri e ka pyetur Shafiun: “Cila është më e mirë për njeriun, që Allahu t’i jep pushtet dhe sukses dhe ai të jetë falënderues, apo ta sprovojë dhe ai të jetë durimtar?”
Imam Shafiu u përgjigj: “Njeriu nuk mund të fitojë asgjë të madhe derisa nuk sprovohet. Allahu xh.sh. i ka sprovuar Nuhun, Ibrahimin, Muhammedin a.s. dhe pas asaj u ka dhënë pushtet. Mos mendo se ndonjëherë do të lirohesh nga dhembja”.
Disa dijetarë kanë thënë: “Durimi është të kërkosh ndihmë vetëm nga Allahu”.
Të tjerët kanë thënë: “Të shijosh durimin është i ithët, por frutet e tij janë më të ëmbla se mjalti”.
Fudajl ibn Ijjadi ka treguar: “E kam mësuar durimin nga një fëmi. E kam parë duke e rrahur nëna dhe ai duke qarë iku nga shtëpia dhe nëna ia mbylli derën. Pas një kohe, fëmiu duke shikuar majtas dhe djathtas nuk gjeti rrugëdalje dhe përsëri u kthye tek nëna e vet. Erdhi, por dera ishte e mbyllur dhe u ul aty dhe pas një kohe e zuri gjumi. Atëherë, nëna e hapi derën dhe e pa fëmiun. E mori në grykë dhe filloi ta përqafojë duke i thënë: “Pse je i padëgjueshëm, gjithmonë të them të bësh ashtu siç them unë”. Fudajli qajti dhe tha: “Sikur të ishim të durueshëm në derën e Allahut kështu, Allahu do të na hapte derën e Tij”.
- Agjërimi – I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., në një hadith kudsi ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është i Imi dhe Unë e shpërblej atë”.
Mjafton për agjërimin ta ketë vetëm këtë vlerë dhe këtë nder.
Pra, agjërimi e ka specifikën e vet që nuk e ka asnjë vepër tjetër.
Shpërblimin e ka aq të madh, saqë nuk e di kush pos Allahut xh.sh., sepse është i lidhur me Të: “Agjërimi është i Imi dhe Unë për të shpërblej”.