SI TË MËSOJMË NGA GABIMET PERSONALE

Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari nuk duhet të lejojë që të pickohet dy herë nga e njëjta vrimë.” (Buhariu, Muslimi)

Shkaku më i shpeshtë për shkak të cilit shumica nuk mund t’i realizojnë qëllimet e tyre është frika. Shumica frikësohen që ndoshta mos gabojnë në suksesin e tyre dhe mu kjo frikë i paralizon dhe i largon nga potenciali real që e kanë.

Hadithi i përmendur na mëson që gabimet tona t’i shikojmë si diç pozitive, si një përvojë e caktuar dhe mundësi për të mësuar. Pra, nuk duhet të frikësohemi nga gabimet, por thjesht të mësojmë nga ato.

Gjatë vazhdimit të udhëtimit kah qëllimet tua personale, medoemos do të bësh gabime. Kjo është natyrë e njeriut dhe nuk ekziston person i suksesshëm në botë i cili nuk ka bërë gabime në këtë rrugë. Këtë duhet ta pranojmë si pjesë e jetës. Ne jemi njerëz, ndërsa njerëzit gabojnë, andaj pse të frikësohemi nga diç që është pjesë e natyrës njerëzore? Gabimet nuk duhet doemos me qenë diç e keqe për ju, e gjithë kjo është pjesë e perspektivës. Nga perspektiva e udhëhequr nga egoja, çdo gabim duket disfatues dhe i pakëndshëm. Mirëpo, nëse liroheni nga egoja juaj dhe fokusoheni në zhvillimin tuaj personal, do të kuptoni që gabimet janë pjesë përbërëse e zhvillimit dhe përparimit tuaj. Kur keni qenë fëmi, nuk keni mësuar të ecni dhe flisni pa gabime të mëdha që keni bërë në këtë proces, por këto asnjëherë nuk ju kanë kthyer nga qëllimet tua. Ato janë fshirë atëherë kur keni mësuar të ecni dhe flisni, sikur shumica e njerëzve ashtu jeni shtyrë nëpër gabimet personale, jeni mësuar nga ato dhe në fund e keni mbizotëruar artin e ecjes dhe të folurit.

Nëse keni qenë të aftë që si fëmi i vogël të gjitha këto t’i mësoni, përse mendoni se nuk jeni në gjendje të njëjtën do të arrini si person i rritur? Shumë herë hyrja e jonë në fushë të re të diçkaje, fillimi i karrierës së re dhe sulmi kah qëllimi i ri mund të duket sikur të mësoni përsëri të ecni.

Do t’u duket që bëni shumë gabime në jetë, por secili prej tyre është i mirë për ju, por me kusht që të mësoni nga këto. Secili gabim që bëni në rrugën e realizimit të qëllimeve tua të jetës është në realitet rast që të përparoni dhe rriteni.

Kjo është nxitje që mund t’u bëjë person më të mirë. Kjo është pjesë e natyrës njerëzore dhe shkallë në rrugën e suksesit. Mos u frikësohuni nga gabimet, largohuni të bëni gabimet e vjetra që i keni bërë dhe mësohuni nga ato. Në këtë mënyrë ne bëhemi më të fortë duke mësuar nga gabimet që i bëjmë.

Frika që na largon që t’i realizojmë qëllimet tona, në realitet është shenjë e mungesës së vetëbesimit e ky është kyq për sukses.