KUJTO QË DIKUR KE JETUAR NË PADITURI

Në vend që nga lartësia t’i shikojmë njerëzit që jetojnë në padituri, e sa ka të tillë sot dhe menjëherë të mendojmë: “Aaa, estagfirullah! Nuk mund të besoj që këta njerëz janë miqtë e mi, kush janë këta xhahila, këta bëjnë bid’ate, kufër, shirk, harame, nuk respektojnë asgjë.” Kujto që edhe ti ke qenë i tillë para disa viteve.

Një prej cilësive më të shëmtuara që komuniteti i besimtarëve mund të bart është me qenë të vrazhdë, të ashpër, që kanë afinitet t’i gjykojnë myslimanët tjerë. Allahu na mëson:

(El – Bekare, )

Mjerisht është i përhapur fenomeni në mesin e myslimanëve që sa më shumë e praktikojmë fenë bëhen “më të këqij”. ndaj mjedisit, gjithnjë e më vështirë është me këta të flitet normalisht, duken më të vrazhdë dhe të zemëruar.

Nëse një njeri fillon t’i përmbahet një pjese të fesë, kjo sot nënkupton që vazhdimisht do të jetë nervoz dhe i hidhëruar për diç dhe natyrisht i ikën takimit me tjerët.

Nëse një grua fillon ta vë shaminë, fillon t’i gjykojë ato që nuk e bartin dhe do të dëshironte t’u kallte flokët.

Përkundrazi, sa më shumë që njeriu e praktikon fenë, duhet të bëhet më i butë, më simpatik, më zemërgjerë, më modest, më i kuptueshëm dhe falës ndaj gabimeve të tjerëve. Të tillë duhet të jemi.

Allahu xh.sh. i përshkruan besimtarët dhe thotë:

(El – Maide, 54)

Ata i falin besimtarët . . .

Ata janë të butë ndaj tyre . . .

Ata janë të sjellshëëm në fajlët e tyre . . .

Ata nuk gjykojnë dhe nuk janë të vrazhdë ndaj besimtarëve tjerë.

Mos harro se ke qenë i njëjtë me njerëzit që sot i sulmon. Kush të udhëzoi ty?

(Ali Imran, 103)

Keni qenë buzë greminës së zjarrit dhe Ai ju shpëtoi, andaj kujtoni kur shihni tjetrin që gjindet buzë greminës së zjarrit. Në vned që të tërboheni dhe ta hudhni në greminë, bëhuni i durueshëm dhe zgjatjani dorën.

Njerëzit vinë dhe i pyesin dijetarët: “Jam përpjekur që tëa udhëzoj vëllain tim në besim. Kaluan dy muaj dhe asgjë nuk ndodhi. Çfarë të bëj?”

Po çfarë bëri Nuhu a.s.? I ftoi plot 950 vjet dhe asnjëherë nuk tha: “Dëgjoni, unë po ju thërras në besim, ju nuk po dëgjoni, unë shkova diku tjetër . . .”

Kështu veproi Muhammedi a.s. plot 13 vjet kur i ftoi kurejshit në Mekë.

Ne duhet të jemi ndaj familjeve tona dhe ndaj tjerëve të përulur dhe të butë.

Sepse kryelartësia dhe arroganca janë probleme tejet të rrezikshme.

Sa më shumë e përmendim Allahun xh.sh., e madhërojmë Atë, duhet të jemi më të përulur, më të butë dhe më të sjellshëm.

Sot besitmarët e shohin njëri-tjetrin me dyshim, nuk i besojnë nëjri-tjetirt.

Njerëzit japin selam, por mendojnë keq për tjetrin. Është hipokrizi të thonë diç që nuk mendojnë, i japin selam me gojë, ndërsa mendojnë të kundërtën: “Unë të urrej!”

Rrugëdalja është që të njohim përulësinë dhe modestinë ndaj besitmarëve të mësohemi me butësi dhe durim të ndërsjellë.

Dhe mos harro çfarë ke qenë ti para disa viteve, buzë greminës së zjarrit dhe me mëshirën e Tij, Allahu të ka udhëzuar.