A THUA MË DO ALLAHU?
Shejh Ali et-Tantavi ka thënë: “Pyeta në vete: ‘A thua vërtet Allahu më do?’
Më intrigoi kjo pyetje dhe kuptova se dashuria e Allahut ndaj robërve të Tij vjen nëpërmes shkaseve dhe cilësive të besimtarëve të sinqertë që janë të përshkruara në Kur’an.
I hulumtova këto cilësi dhe shkase për t’i krahasuar me gjendjen time për të marrë përgjigje në pyetjen e lartëpërmendur.
Në mes tjerash zbulova që Allahu i do të devotshmit, e unë nuk kam guxim që veten ta radhiti në mesin e tyre.
Zbulova që Allahu i do durimtarët dhe i kujtova të metat dhe mangësitë e sabrit tek unë.
Zbulova që Allahu i do ata që përpiqen dhe e kujtova pavëendmshërinë time dhe mungesën e forcës.
Zbulova që Allahu i dobamirësit, ndërsa unë jam larg nga këta.
Në këtë moment, u ndala t’i hulumtoj cilësitë tjera dhe shkaset që udhëheqin kah dashuria e Allahut dhe u frikësova që tek vetja nuk mund të gjej asgjë për të cilën do të më dojë Allahu.
Fillova të hulumtoj dhe kontrolloj veprat e mia dhe vërejta se shumica e veprave të mia janë të përziera me apati, mangësi, të meta dhe mëkate. Për një moment më ranë ndërmend fjalët e Allahut:
(El – Bekare, 221)
Dhe mu duk sikur më janë drejtuar mua dhe atyre që janë të ngjajshëm me mua dhe fillova t’i përsëris fjalët e istigfarit dhe teubes: ‘Estagfirullah ve etubu ilejh.’
Mos ndoshta Allahu më bashkon me ata që Ai i do.