LUTJA E NJË DIJETARI DHE ALKOOLIKUT

Shejh Muhammed el-Gazaliu tregon: “E takova një njeri i cili ishte i zhytur në alkoolizëm dhe i thashë: ‘A nuk dëshiron të pendohesh dhe të bësh teube te Allahu?!’ I molisur nga pikëllimi më shikoi dhe me sy të përlotur më tha: ‘Shejh, lute Allahun për mua.’

Mendova për gejndjen e tij dhe zemra mu zbut për këtë shkak. Lotët e tij më së miri flisnin për gjendjen e tij të pendimit, për kupitmin e tij të madhësisë së mëkatit që bënte ndaj Allahut dhe ata shprehnin tërë pikëllimin e tij dhe dëshirën që të ërimirësohet në ombrellën e mëshirës së Allahut.

E gjithë kjofliste se ai ishte besimtar i sinqertë, por i sprovuar me mëkatin e konsumimit të alkoolit nga i cili fuqishëm dëshironte të lirohej, andaj kërkoi nga unë që t’i ndihmoj në këtë.

Mendova në vete ndoshta gjendja ime është sikurse gjendja e këtij alkooliku, bile edhe më e qkeq. Është e vërtetë se unë asnjeherë nuk kam shijuar pije dehësem ngase në rrethin ku kam jetuar nuk e kam njohur këtë lloj mëkati.

Por, unë ndoshta jam i preokupuar me verën e indiferencës, e cila ka bërë që shumë herë ta harroj Allahun dhe të drejtën e Tij. Ky njeri qan për shkak të metave të tij, ndërsa unë dhe tjerët të ngjashëm me mua nuk qajnë për shkak të metave dhe mëkateve tona.

Pas kësaj, u ktheva te alkooliku që kërkoj të lutem për të dhe i thashë: ‘Eja që bashkarisht t’i drejtohemi Allahut me lutje:

 

(El – A’rafë, 23)

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi