HARDHUCA NË MUR

Gjatë renovimit të një shtëpie në Japoni, një punëtor ndërtimtar duhej ta përmirësonte murin e vjetëruar. Shtëpitë në Japoni rëndom i kanë muret nga druri dhe në mes murit të jashtëm dhe të brendshëm ekzistojnë vrima, hapësira të zbrazëta. Tek një mur gati të rrënuar, punëtori vërejti një hardhucë të vogël të robëruar në këtë hapësirë. Hardhuca ishte e gjallë, por një gozhdë ishte e ngulur në këmbën e saj dhe ajo nuk mund të lëvizte.

I erdhi keq për hardhucën, por njëkohësisht ishte kureshtar dhe u afrua afër. Pa që gozhda e ngulitur në këmbën e hardhucës ishte plot dhjetë vjet, që nga momenti kur shtëpia ishte ndërtuar!

– Si ka mundur të ndodh kjo? – pyeti në vete. Si një hardhucë e robëruar në mur plot dhjetë vjet ka mundur të mbijetojë në këto kushte? Në errësirë plot dhjetë vjet pa lëvizur, pa ushqim, kjo është diç e jashtëzakonshme. Nga kureshtja e ndali punën dhe filloi ta vëzhgojë hardhucën e pafat. Deshi të bindet se çfarë bën ajo dhe si mbijeton.

Dhe papritmas u paraqit një hardhucë tjetër që ia sillte ushqimin në gojë.

Njeriu mbeti i mahnitur me këtë që pa. Pra, plot dhjetë vjet hardhuca tjetër e kishte ushqyer. Për punëtorin ky ishte shembull i përsosur i dashurisë në natyrë.

Mesazhi: Asnjëherë mos i lëni njerëzit që i doni pa marrë parasysh në vështirësitë dhe problemet në të cilat gjinden.

Rrizku – nafaka për çdo gjallesë është e garantuar nga ana e Allahut, sepse Ai është Furnizuesi, Fuqiploti, i Pathyeshmi.

Të gjithë ne jemi të sprovuar dhe kemi gozhda në këmbët tona e nuk mund të ecim në ndonjë punë, andaj nevojitet ndihma e tjetrit.