RUANI KËTË TEKST DHE LEXONI KUR NDJENI SE JU NGULFASIN MENDIMET NEGATIVE
- Jeta nuk është e lehtë, por mund të jetë edhe tejet e bukur. Edhe pse ballafaqohemi me rrethana të shumta jo të lumtura për të cilat nuk jemi të përgatitur, edhe më tej mund të jemi të lumtur në këtë jetë “jo të përsosur”. Nëse e ndryshojmë perspektivën do të jemi të përgatitur në të gjitha fatkeqësitë dhe pakënaqësitë, nëse e pranojmë faktin thjesht që nuk ka ngritje në jetë pa rënie.
- Njerëzit që na dëshpërojnë nuk janë asgjë më shumë se leksione. Ata kanë hyrë në jetët tona për të na mësuar diç për vetë ne ose për jetën. Ndryshimet më të mëdha shpesh dalin nga dëshpërimet më të mëdha. Kështu zhvillohemi dhe rritemi dhe në të ardhmen sjellim vendime më të mira.
- Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mundemi të ardhmen. Ne nuk na përcakton ajo që kemi bërë ose ajo që na ka ndodhur, ne na përcakton ajo që zgjedhim që do të jemi. Jetën tonë mundemi kurdo ta ndryshojmë nëse marrim përgjegjësi për jetën tonë dhe aktivisht punojmë në këto ndryshime.
- Paragjykimet janë themel i të gjitha negativiteteve. Në vend që me shpejtësi të konkludojmë ose sjellim vendimet jo të drejta, duhet jetuar ditë për ditë duke lejuar kohën që të zbulojë përgjigjet që i kërkojmë. Lodhja e mendjes sonë me paragjykime vetëm do të sjell deri tek hutia dhe frustrimet.
- Vetëm pse ka ardhur fundi i diçkaje të bukur, kjo nuk d.m.th. që në horizont nuk shihet diç më e mirë. Jeta ynë është në lëvizje të përhershme dhe në përparim, ndërsa edhe ne me të. Gjërave të mira shpesh u vjen fundi, ngase më nuk janë zgjidhja më e mirë për ne dhe duhet pritur dhe shpresuar që jeta na përgatit diç më të mirë.
- Çdo ditë filloni me zemër falënderuese. Duhet me qenë mirënjohës për shëndet, të personave në jetën tonë dhe në përgjithësi për gjërat që kemi në jetë. Mënyra më e mirë që të flakim negativitetin është të jemi falënderues për të gjitha gjërat që i marrim për çdo ditë të gatshme.
- Për disa gjëra duhet kohë, bëhuni të durueshëm. Nëse diç nuk ndodh në të njëjtin moment, kjo nuk d.m.th. që asnjëherë nuk do të ndodh. Durimi është me rëndësi dhe duhet besuar që gjërat do të ndodhin kur është koha për këto.
- Pa errësirë asnjëherë nuk do t’i shihnim yjet. Gjërat e këqija mund të ndërtojnë diç madhështore, ndërsa ne të na bëjnë person më të mirë dhe më të fuqishëm. Ndonjëherë nevojitet dhembja më e keqe që të nxit atë më të mirën tek ne.
- Njerëzit në jetën tonë janë më të rëndësishëm sesa mendojmë. Nëse shoqërohemi me personat që na inspirojnë dhe tek ne shohin atë më të mirën, shpejtë do të zgjidhim negativitetet. Mos kaloni kohën me personat të cilët ushqehen me gjërat negative dhe të këqija. Këta do t’u grabisin lumturinë pjesë nga pjesë.
- Vetëm mendja pozitive mund t’u ofrojë jetë pozitive. Mendimet negative janë si bari i keq i i cili rritet derisa nuk e ç’rrënjosim. Për këtë duhet gjithmonë me qenë pozitiv dhe të fokusohemi në atë që mund ta kontrollojmë dhe të hudhim të gjitha mendimet një nga një që na frenojnë.