NDODHIA E THABIT IBN NU’MANIT

Njëherë duke udhëtuar, Thabit ibn Nu’mani ishte uritur. Para tij kishte një kopsht me molla. E mori një mollë dhe filloi të hajë. Për një moment u ndal dhe mendoi çka bëri, pa e pyetur askënd e hëngri mollën e huaj, pa lejen e kopshtarit dhe menjëherë u nis ta kërkojë pronarin e kopshtit për t’i kërkuar falje dhe për t’ia paguar mollën. Në fund të kopshtit e pa një shtëpi, trokiti në derë dhe e hapi pronari, i habitur me djaloshin, e pyeti përse ka ardhur. Thabiti i tregoi për mollën që e kishte ngrënë. Ai i tha: “Nuk ta fali, pos me një kusht!”

Thabiti e pyeti: “Cili është kushti yt?”

“Që ta martosh vajzën time”. – i tha pronari.

Thabiti mendoi pak dhe u pajtua me këtë.

Por, pronari i tha: “Vajza ime është e verbër dhe shurdhmemece”.

Thabiti filloi të mendojë për këtë, si ta merr për grua një vajzë që nuk sheh, dëgjon dhe nuk flet, si të komunikojë me të. Por, në vete e mendoi se çfarë dënimi tek Allahu xh.sh. do ta ketë nesër në ditën e Gjykimit.

Pranoi dhe u martua. Kur hyri dhëndërr, gruaja e ardhshme e priti me selam. Kur e shikoi, ishte aq e bukur, saqë mendoi për një moment mos është hyri. Gruaja e tij dëgjonte, shihte dhe fliste dhe i tha: “Babai im të ka thënë të vërtetën. Sa i përket asaj që të ka thënë se jam memece, goja ime nuk flet kurrë fjalë të këqija, të kota dhe çdo gjë tjetër të ndaluar. Sa i përket asaj që të ka thënë se nuk dëgjoj, unë falem e lexoj Kuran, nuk dëgjoj biseda të kota. E sa i përket asaj që jam e verbër, unë kurrë nuk shikoj në gjërat e ndaluara”.

Nga kjo martesë lindi Ebu Hanife, dijetari i madh të cilin e pasojmë ne.

Sa është ky shembull i bukur i robit të Allahut, Thabit ibn Nu’manit dhe bashkëshortes së tij dhe sa madhështore është mënyra si i bashkoi Allahu robërit e sinqertë.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi