A JE I PASUR APO I VARFËR?

Një ditë, babai i pasur e mori djalin e tij që ta kalojë natën me një familje tejet të varfër, me qëllim që t’i tregojë sesi jetojnë njerëzit që nuk kanë pasuri.

Kur u kthyen nga udhëtimi, babai e pyeti të birin çfarë mendon për përvojën e tij, për njerëzit e varfër, ndërsa djali u përgjigj: “Ishte një përvojë e bukur, baba. Mësova që ne e kemi një qen, ndërsa ata i kishin katër, ne kemi një basen të bukur, ndërsa ata kishin lumin, ne e kemi kulmin solar, ndërsa ata kishin qiellin me yje dhe hënë, ne e kemi tarracën me kopsht të bukur, ndërsa ata e kishin malin e madh”.

Derisa djali fliste, babai ngeci pa frymë duke e dëgjuar çfarë po i thoshte djali.

Atëherë, në fund djali shtoi: “Faleminderit baba që më tregove se sa të varfër jemi”!

Kur masim atë që kemi, është rezultat i shikimit tonë të jetës. Mendo për një moment dhe vendos: A je i pasur apo i varfër?