PËRSE GRATË QAJNË?
Fëmiu i vocërr e pyeti nënën e tij: “Përse qan”?
“Për arsye se duhet të qaj”. – u përgjigj nëna.
“Por, nuk po kuptoj”. – tha djaloshi.
Nëna e përqafoi dhe tha: “Asnjëherë nuk do ta kuptosh, biri im”.
Djaloshi pastaj e pyeti babain e tij: “Përse nëna ndonjëherë qan pa shkas”?
“Po të gjitha gratë qajnë pa shkas”. – u përgjigj me mospërfillje babai i tij.
Por, djaloshit nuk i mjaftoi me kaq dhe u drejtua tek një plak i urtë:
“O mësues, përse gratë qajnë aq lehtë”?
Plaku i urtë u përgjigj: “Kur Allahu xh.sh. e krijoi gruan, Ai bëri që ajo të jetë e veçantë. Bëri që supet e saj të jenë të fuqishëm për ta bartur tërë mundin e botës, por njëkohësisht edhe aq të butë sa mund të ofrojë strehim. I ka dhënë aq fuqi që ajo mund të përballojë vështirësitë e lindjes dhe dhembjen që më pastaj ia japin fëmijët e saj. I ka dhënë edhe forcë dhe ajo vazhdon të ecë më tej kur të gjithë ndalen, dhe ajo kujdeset për familjen e saj gjatë sëmundjes dhe vështirësive pa u ankuar fare. I ka dhënë edhe ndieshmërinë aq të madhe, saqë ajo i do fëmijët e saj në çdo rrethanë, bile edhe kur e lëndojnë ashpër. I ka dhënë fuqi dhe të qëndrojë duke e ndihmuar bashkëshortin e saj edhe pas gabimeve që i bën ai dhe krijoi atë nga brinja e tij dhe ajo është që e mbron zemrën e tij. I ka dhënë urtësi dhe ajo e di mirë që burri i mirë asnjëherë nuk do ta lëndojë me qëllim gruan e tij, por kjo ndonjëherë është vetëm provim i vendsomërisë së saj që të qëndrojë me të pa u penduar. Dhe, në fund i ka dhënë lotët. Ata i takojnë vetëm asaj, të veçantë vetëm për të që t’i shfrytëzojë kur t’i nevojiten. Për ato nuk i duhet shkas dhe as nuk duhet që askujt që t’ia shpjegojë. Ata i takojnë vetëm asaj.
Shiko djalosh, bukuria e gruas nuk është në rrobat e saj, nuk është në pamjen e fytyrës së saj, apo mënyrën sesi i kreh flokët e saj. Bukuria e gruas është në sytë e saj, sepse ata janë dyert e zemrës së saj, vendi ku banon dashuria”.
Djaloshi shkoi dhe më nuk pyeti askënd për lotët e nënës.
Besimtarja e vërtetë është më e fortë se shkëmbi, ajo nuk heq dorë, lufton, nuk vuan për të kaluarën e humbur, por është falënderuese në çdo gjendje.
Bart burrin e saj dhe ecën përpara dhe përpiqet që ta përmirësojë gjendjen e saj. Pikëllimin dhe mjerimin e saj ia parashtron vetëm Allahut, dashuria e saj është në emër të Allahut, lotët e saj janë vetëm për Të.
Të jemi mbështetje e nënave tona, motrave tona, bashkëshorteve dhe besimtareve tona, ashtu siç ka vepruar Pejgamberi ynë s.a.v.s.
Bashkangjitur me temën është edhe hadithi i Muhammedit s.a.v.s.: “Nga dynjaja e juaj, më të dashura kanë qenë gratë dhe misku (aroma), ndërsa gëzimi i syve të mi ka qenë në namaz”. (Nesai, Ahmedi, Ibn Sa’d)