ALKOOLIKU DHE DIJETARI

Alkooliku: – A mendon që bëj mëkat duke ngrënë rrush?

Dijetari: – Jo.

Alkooliku: – E nëse e konsumoj me disa bimë?

Dijetari: – Jo.

Alkooliku: – E nëse e përziej me ujë?

Dijetari: – Pi dhe kënaqu.

Alkooliku: – Pra, të gjitha këto janë të lejuara, atëherë përse e ndaloni alkoolin, i cili i ka përbërësit e lartëpërmendur?

Dijetari: – Nëse të spërkas me pak ujë, a të lëndoj?

Alkooliku: – Jo.

Dijetari: – E nëse mbi ty hudhi pak pluhur, a të lëndoj?

Alkooliku – Jo, fare nuk më lëndon.

Dijetari: – E nëse e përziej ujin dhe pluhurin dhe e bëj një tullë nga këto dy elemente dhe ta hudhi në kokë, a të lëndoj?

Alkooliku: – Kjo ndoshta do të më lë të vdekur.

Dijetari: – E njëjta gjë vlen për alkool.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi