ME KËND MBAHESH PËR DORE?
Plaku shikonte fëmijët në bregun e detit duke ndërtuar kullën nga rëra. Kur e përfunduan kullën e paramenduar për të cilën harxhuan shumë kohë dhe durim, arriti vala e detit dhe për një moment e rrafshoi kullën e rërës përtoke. Plaku priti që fëmijët të qanin dhe të tërboheshin. Mirëpo, fëmijët u ulën, u kapën dorë për dore dhe filluan të qeshin. Më pastaj filluan ndërtimin e kullës së re.
Plaku buzëqeshi dhe tha: – Më mësuan një leksion të rëndësishëm. Të gjitha gjërat që i bëjmë një kohë të gjatë dhe me shumë energji, zhduken në rërë. Vazhdojnë vetëm marrëdhëniet tona me njerëz. Herët a vonë do të vie vala dhe do ta bart atë që kemi ndërtuar me aq mund. Kur kjo të ndodhë, mund të qeshin vetëm ata që kanë me kënd të mbahen për dore.