AVOKATI DHE TELEFONI
Një jurist i ri e rregulloi shumë bukur zyrën e tij. Si kurorë e gjithave, vendosi një telefon tejet luksoz për t’u dukur i rafinuar, kurajoz dhe i rëndësishëm.
Erdhi një klient. I pari në radhë. Nuk është kjo gjë e vogël, mendoi. Menjëherë duhej të linte përshtypje.
Për këtë, si fillim e la të presë 15 minuta. Për të lënë përshtypje më të madhe, kur klienti hyri në zyrë, filloi të aktrojë një bisedë të rëndësishme telefonike: “Drejtor gjeneral i dashur, ne me këtë vetëm humbasim kohë . . . Po, po nëse vërtet dëshironi . . . por jo nën njëzet mijë euro . . . Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm, pra u morëm vesh . . . Çdo të mirë!”
E lëshio dëgjuesen, buzëqeshi dhe e shikoi klientin i cili dukej i hutuar. Juristi i ri mendoi se la një përshtypje shumë të mirë. Buzëqeshi përsëri dhe tha: “Çfarë dëshironi zotëri?” – pyeti klientin i gëzuar.
Ai u përgjigj: “Unë jam nga telekomi, erdha të ju lidh telefonin!”
Kur kthehemi pak kah vetja, vërejmë sa energji jetësore harxhojmë në aktrim. Për çfarë jemi të përgatitur që të kemi shtëpi luksoze, veturë të mirë, (së paku më të mirë se fqiu), që mund t’i shpërndajmë kartëvizitat, që të dukemi, të dëgjohemi duke lënë përshtypje.
Sikur tërë jeta jonë varet nga këto gjëra. Nëse e humbasim statusin që mendojmë se e kemi arritur, na duket se do të ndalemi së ekzistuari. Nëse këtë e shikojmë më mirë do të shohim se rregullisht i përqeshim njerëzit tjerë për këto gjëra. Por, besoni se edhe njerëzit tjerë neve na përqeshin kur nuk jemi në shoqëri me ata. Edhe ne, edhe ata tjerët jemi të lodhur nga aktrimi dhe mu për këtë gjithnjë e më shumë nuk gëzohemi në jetë, sepse çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për publikun, sikurse aktori në teatër. Por, në rastin tonë shfaqja kurrsesi nuk përfundon, ndonjëherë deri në vdekje.
Të pushojmë pak nga maskat tona dhe t’i kthehemi i Zotit se do të na kthehet siguria, dashuria dhe gëzimi i jetës.