PËRDORE MENDJEN TËNDE
Ky është një tregim për njeriun e verbër dhe fanarin e tij. Derisa njerëzit natën shkonin për të marrë ujë në qendër të qytetit ku ndodhej pusi, shkonte edhe njeriu i moshuar, i verbër, me shkop në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër mbante një fanar. Gjatë rrugës e takoi një njeri i cili u çudit për fanarin e njeriut të verbër!
Iu afrua dhe me zë e pyeti: “Çka të nevojitet fanari?”
I verbëri buzëqeshi dhe tha: “Sikur të mendoje pak, nuk do të më pyesje! A nuk e sheh se është natë dhe errësira është kudo rreth nesh?”
Njeriu lëvizi kokën dhe tha: “E vërtetë është por, çfarë dobie ke ti nga fanari kur je i verbër?”
I verbëri i tha: “O njeri, e bart fanarin që të më shohësh ti. Sikur mos ta bartja, dikush nga kalimtarët do të përplasej me mua, ngase nuk sheh mirë në errësirë. Kur e bart fanarin, ndriçoj çdo gjë rreth meje dhe nuk do të vie deri te përplasja, dhe kështu e ruaj shkopin tim që të mos thyhet. A nuk është kështu vëlla?”
Njeriu uli kokën i turpëruar dhe i tha: “Faleminderit për këshillë, o plak, dhe për urtësinë tënde. Mos më gjyko. Unë në realitet jam injorant dhe i verbër edhe pse i kam sytë, e jo ti. Ti je mendjemprehtë dhe i mençur, edhe pse nuk sheh! Prano kërkim faljen time. Sikur të mendoja mirë e drejtë, nuk do ta bëja këtë pyetje!”
Sa do të ishte mirë sikur njeriu t’i shfrytëzonte të gjitha begatitë që na ka dhuruar Allahu, që të mos pendohej dhe turpërohej, dhe të paraqitej injorant.
Mos gjyko për tjerët pa menduar mirë më parë.