KOPRRACI DHE ARI I TIJ
Dikur jetonte një koprrac i cili e kishte fshehur arin nga sytë e njerëzve, të groposur nën një dru. Çdo javë ky njeri vinte tek druri për ta parë arin e tij, e pastaj përsëri e fuste nën tokë.
Mirëpo, me një rast dikush e kishte vërejtur dhe ia vodhi arin.
Kur koprraci erdhi për ta parë arin e vërejti se ishte zhdukur, dhe filloi t’i shkul flokët, duke bërtitur derisa e dëgjuan fqinjët, të cilët erdhën për të parë ku qëndron problemi. Koprraci u tregoi sesi e kishte zakon ta shikojë arin e tij i cili tanimë ishte vjedhur.
Njëri nga fqinjët i tha: “A ke marrë diç nga ari kur vije për ta parë?”
Koprraci tha: “Jo, vetëm e shikoja e pastaj e ktheja në vend.”
Fqiu në këtë i tha: “Atëherë, nuk ka problem. Vazhdo përsëri të bësh atë që ke bërë deri më tani, eja çdo javë dhe shiko gropën, duke paramenduar se aty është ari yt. Edhe ashtu nuk e ke shfrytëzuar dhe nuk ka kurrfarë dallimi qoftë ai aty apo jo.”
Koprraci mbeti i hutuar nga fjalët e fqiut duke kuptuar çfarë i tha.
Mesazhi: Pasuria që nuk shfrytëzohet është sikur mos të ekzistojë fare.