FSHEHTËSIA E GJERDANIT TË SHTRENJTË

Ibn Rexheb el-Hanbeli r.a. tregon një histori interesante të Muhammed bin Abdul Baki el-Bezari.

– Me një rast qëndroja në afërsi të Mekes dhe mu kishte harxhuar furnzimi dhe fillova të ndiej uri. Dola për të gjetur diç për ta shuar urinë dhe rrugës gjeta një qese mëndafshi. E mora dhe u ktheva në shtëpi. E hapa qesen, e në të ishte një gjerdan nga margaritarët, të tillë që kurrë nuk i kisha parë. E lashë qesen në shtëpi dhe përsëri dola në kërkim të ushqimit. Kur atje pashë një njeri i cili bërtiste se e kishte humbur qesen e në dorë mbante pesëqind dinarë për t’ia dhënë atij që ia kthen qesen e humbur. Iu afrova dhe e pyeta si dukej qesja e humbur dhe do t’ia ktheja. Saktë e përshkroi qesen me gjerdanin e çmuar në të. Ia dorëzova qesen dhe ai m’i dha pesëqind dinarë. Në momentin që i mora të hollat mendova në vete, këtë vepër nuk e paskam bërë për hir të Allahut dhe shkova për t’ia kthyer të hollat që m’i kishte dhënë si shpërblim, ndërsa ai më tha: – Duhet t’i marrësh të hollat. Dhe nuk pranoi kurrsesi që t’ia kthej. Kështu u largua nga unë. Pasi u largova nga Meka pas një kohe relativisht të gjatë, vendosa të kthehem në vendlindjen time. U nisëm me një anije e cila pas një stuhie u shkatërrua, dhe të gjithë udhëtarët në të u mbytën, përveç meje pasi kisha qëndruar me një dërrasë. Duke falënderuar Allahun e madhërishëm, arrita në breg. U vendosa në një xhami dhe lexoja Kuran me zë. Banorët erdhën dhe mu lutën që t’i mësoja Kuran. Pasi fillova t’i mësoj fëmijët të lexojnë Kuran dhe shkruajnë, arrita mjaft pasuri.

Një ditë banorët e vendit më thanë: – Është një vajzë jetime, ka pasuri dhe dëshirojmë të martojmë me të.

Unë refuzova, por ata ishin këmbëngulës. Kur e përgatitën vajzën për martesë, e sollën tek unë, kur papritmas e njoha gjerdanin nga margaritarët që e kisha gjetur në Mekë, e tani ishte në qafën e saj. Isha humbur dhe vazhdimisht shikoja gjerdanin e saj, saqë banorët duke vërejtur më thanë: – Ti po shikon gjerdanin e jo bukurinë e vajzës.

Atëherë u tregova gjerë e gjatë për atë që më kishte ndodhur, ndërsa ata qanin dhe sillnin tekbire. Meqë asgjë nuk e kisha të qartë i pyeta: – Çfarë keni?

Më thanë që njeriut që ia ke kthyer qesen me gjerdanin e humbur, në realitet ka qenë babai i kësaj vajze. Vazhdimisht falej, jepte sadakë dhe i lutej Allahut të madhëruar ta bashkojë vajzën e tij të vetme me djaloshin e ndershëm që ia kishte kthyer qesen e humbur.

Dhe Allahu xh.sh. ia kishte pranuar lutjen e tij.