LOTËT E JETIMIT QË E PRISNIN ALLAHUN

Një njeri ishte duke kaluar pranë një rruge të boshatisur, kur vërejti një djalë që dukej inteligjent dhe mendjemprehtë, por dukej tejet i dobët.

Njeriu i dha pak të holla dhe e pyeti: – Përse qëndron këtu, djalosh?

Djaloshi u përgjigj: – Jam duke pritur Allahun që të vijë dhe kujdeset për mua, zotëri.

Njeriu u habit dhe tha: – E pret Allahun?

Djaloshi ia ktheu: – Po, Allahu më dërgoi nënën, dhe e mori, e para saj edhe babain dhe vëllezërit e mi. Nëna më ka thënë që pas saj do të vjen Allahu që të përkujdeset për mua e unë e pres Atë, zotëri.

Pastaj, djaloshi u kthye kah njeriu dhe tha: – A nuk beson se do të vjen Allahu? Nëna ime asnjëherë nuk ka gënjyer dhe nëse më ka thënë se do të vjen Allahu, atëherë unë besoj se do të vjen.

Sytë e njeriut u mbushën me lotë dhe iu përgjigj djaloshit: – Nëna yte nuk ka gënjyer, Allahu më dërgoi mua për shkak tëndin.

Në këtë djaloshi buzëqeshi ëmbël dhe tha: – Por, zotëri je vonuar mjaft gjatë rrugës.

Zot, të lutemi për falje, mbrojtje dhe ndihmë jetimëve!

Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: – A dëshiron që të zbutet zemra dhe që t’i realizosh dëshirat tua? Bëhu i mëshirshëm ndaj jetimit, lëmoje në kokë dhe ushqeje me atë që ti ushqehesh, zemra do të zbutet dhe çdo dëshirë do të plotësohet.” (Bejhekiu)

“Për Allahun më e dashur është ajo familje që kujdeset për jetimin.” (Ebu Umame)