MOS U BËJ SI GOMARI NGA KY TREGIM
Njeriu shpesh gjindet në mes dy qëllimeve njësoj tërheqës dhe nuk mund të vendosë nga cili të shkojë . . .
A keni dëgjuar tregimin për gomarin i cili ishte vendosur saktë në mes dy mullarëve të sanës dhe kovës së ujit dhe ngordhi nga uria dhe etja, ngase nuk mundi të vendosë ku të afrohet së pari.
Gomari nuk diti të mendojë më parë dhe as për pasojat e veprave.
Është qartë se së pari ka mundur të pijë ujë, e pastaj të hajë sanën dhe anasjelltas. Me rëndësi ka qenë t’i përkushtohet një qëllimi.
Andaj, mos u bëni si ky gomar. Ju mund të bëni çdo gjë që dëshironi. Por, fokusohuni në një gjë, mos zgjidhni menjëherë shumë probleme.
Kur keni ndërmend shumë obligime, lehtë mund të humbasni. Do të ndieni konflikt interesi. Nuk do të dini çfarë të bëni më parë, e do të keni shumë gjëra që u kthejnë vëmendjen. Do t’i përzieni prioritetet.
Të gjithë jemi gjetur në situata të ngjajshme.
Zgjidhja është e thjeshtë, zgjidhni një nga një problemet, e jo menjëherë të gjithë.
Kur është diç më urgjencë dhe duhet kryer atë ditë, atëherë fokusohuni realisht në të. Në këto momente nëpër kokë mund t’u kalojë mendimi i cili do t’ju lëviz vëmendjen në atë që punoni (,,Do të ishte mirë në mbrëmje të dal diku.”).
Këto mendime hudhni nga koka dhe mendoni se nëse përpiqeni ta kryeni obligimin do të keni mjaft kohë në dispozicion më vonë. Shpërblehuni pas kryerjes së punës.
Mbani mend, merruni me një problem, e kur e zgjidhni, kaloni në tjetrin. Mos ia vështirësoni vetes jetën.