TREGIMI TRAGJIK I CILI KA MESAZHIN E VET . . .

Pas përfundimit të betejës, ushtari i drejtohet komandantit të vet duke i thënë:      – Miku im nuk u kthye nga beteja. Kërkoj nga ju komandant të më lejosh që ta kërkoj dhe të shoh çfarë ka ndodhur me të.

Komandanti refuzoi t’i jep leje duke i thënë ushtarit:

– Nuk dëshiroj që ti ta rrezikosh jetën tënde për një njeri i cili padyshim që deri më tani është vrarë.

Por edhe pas kësaj, ushtari shkoi të kërkojë mikun e vet pa marrë parasysh në paralajmërimin e eprorit të tij.

Pas disa orëve u kthye nga kërkimi për mikun e tij. Ishte i plagosur rëndë por në krahët e tij e barte trupin e vdekur të mikut të tij.

Eprori i tij i tha me kreanari dhe me zë të lartë duke e vlerësuar mendimin e vet se ka pasur të drejtë:

– A nuk të thashë ushtar se miku yt është vrarë?! E tani më shpjego a ia ka vlejtur që ke shkuar për ta sjellur trupin e vdekur të miku tënd duke vënë në rrezik jetën tënde?

Ky ushtar krenar dhe i sinqertë por me dinjitet u përgjigj:

– Komandant, kur e gjeta mikun tim, ende ishte gjallë dhe arriti të më thotë: – Isha i bindur miku im, që do të vije për mua!

Miku i vërtetë është ai i cili gjithmonë të vie pranë, bile edhe kur gjithë tjerët largohen nga ti!