TREGIMI QË DUHET TA LEXOJNË TË GJITHË TË MARTUARËT . . .
Në shumë tekste, citate, fotografi shumë zbavitëse dhe më pak zbavitëse, në internet është e mundur të gjesh edhe diç interesante dhe këshilluese.
Kështu e hasëm këtë tregim dhe e vendosëm të ndajmë me ju. Ndoshta dikujt mund t’i ndihmojë të kuptojë çka ka para se ta humb . . .
– Atë natë arrita vonë në shtëpi, ndërsa bashkëshortja e kishte servuar darkën, e mora për dore dhe i thashë:
– Dua të them diçka. U ul dhe filloi të hajë në qetësi. Vërejta dhimbjen në sytë e saj.
Menjëherë, nuk dita si ta hap gojën. Por, prapë vendosa t’i them atë që mendoja.
– Dëshiroj divorc. – i thashë i qetë. Nuk dukej e nervozuar, por me zë të ulët më pyeti:
– Përse?
Largohesha nga pyetja e saj. Kjo e zemëroi. Hudhi ushqimin dhe filloi të bërtasë, ti nuk je njeri!
Atë natë nuk folëm më asgjë. Qante. E dija se dëshiron të dijë se çfarë ndodhi me martesën tonë. Por nuk mund t’i tregoja se isha dashuruar në një grua tjetër.
Bashkëshorten nuk e dëshiroja më. Vetëm ndieja keqardhje ndaj saj. Të nesërmen bëra marrëveshje për divorc duke përmedur se asaj i takon shtëpia, vetura dhe 30% të aksioneve të firmës sime. E shikoi e pastaj e shqeu. Gruaja e cila dhjetë vjet të jetës së saj i kaloi me mua, u bë e huaj. Filloi përsëri tepër të qajë gjë që e prisja. Vaji i saj për mua ishte lehtësi. Ideja për divorc që më kishte preokupuar disa javë tani dukej e fortë dhe e qartë.
Ditën tjetër, erdha vonë në shtëpi dhe e gjeta pranë tavolinës duke shkruar diç. Nuk hëngra darkë dhe shkova drejtë në krevat dhe fjeta menjëherë, ngase isha i lodhur nga dita e kaluar me gruan tjetër.
Kur u zgjova ende shkruante dhe m’i prezantoi kushtet e saj për divorc. Nuk kërkonte asgjë nga unë, por lutej ta shtyja divorcin për një muaj. Kërkonte që gjatë kësaj periudhe njëmujore të dytë të përpiqemi sa të mundemi të jetojmë normalisht.
Shkaset e saj ishin të thjeshtë. Djali ynë i ka provimet këtë muaj dhe nuk dëshironte ta ngarkonim djalin me jetën tonë bashkëshortore të shkatërruar. Kjo ishte e pranueshme për mua. Por, kishte edhe një kërkesë, dëshironte të kujtohem si e kam bartur në dhomën e fjetjes në ditën e martesës sonë. Kërkonte gjatë këtij muaji në mëngjes ta bart nga dhoma e fjetjes deri tek dera e korridorit. Mendova, vallë mos është çmendur tërësisht. Por, pranova në këto kërkesa të saj të çuditshme.
I thashë gruas tjetër çfarë kërkesa më ka vënë gruaja për divorc. Qeshi me zë dhe mendoi se kjo është absurditet. Por pa marrë parasysh truket e saj, duhet të ballafaqohet me divorc, tha ajo.
Kur e barta ditën e parë, të dy vepruam ngathët. Djali ynë rrihte shuplakat pas nesh duke thënë:
– Babai e mban në krah mamanë.
Këto fjalë më goditën. Mbylli sytë dhe më tha:
– Mos i thuaj djalit për divorc asgjë.
Nga dhoma e fjetjes nëpër dhomën e ditës e deri tek dera ecja mbi dhjetë metra duke e bartur në krahë.
Ditën e dytë ishte më lehtë. Mbështetej në gjoksin tim. E ndieja aromën e bluzës së saj. Kuptova që gruan nuk e kisha shikuar me vëmendje një kohë të gjatë. E vërejta se nuk ishte më e re. Kishte disa rrudha në fytyrë dhe flokët kishin filluar t’i thinjën. Jeta bashkëshortore kishte lënë haraçin tek ajo.
Ditën e katërt kur e barta, ndjeva sesi intimiteti po kthehej. Ishte kjo grua që më kishte dhënë mua dhjetë vjet të jetës së saj.
Ditën e pestë dhe të gjashtë ndjeva që intimiteti rritej akoma. Si kalonin ditët, gruaja ishte bërë më e lehtë për ta bartur. Ndoshta ushtrimet e përditshme e kishin bërë më të lehtë. Por, në realitet ajo ishte dobësuar, andaj aq me lehtësi e bartja.
Diç më shkoi ndërmend. Ka kaluar aq pikëllime dhe ithtësi në zemër. Pa menduar, ia lëmova kokën. Në atë moment, hyri djali dhe tha: –
Baba, është koha ta bartësh nënën jashtë.
Djali duke parë për çdo ditë sesi babai mban në krah nënën për të u bë pjesë e rëndësishme e jetës. Gruaja ime e afronte dhe e përqafonte fuqishëm djalin.
Këtë herë duke e bartur, duart e saj shtrënguan qafën time, natyrshëm dhe me butësi, sikur ditën e martesës.
Por, humbja e peshës së saj më bëri të pikëlluar. Ditën e fundit mezi eci. Djali ynë shkoi në shkollë. E mbajta fuqishëm dhe thashë:
– Nuk kisha vërejtur që jetës sonë bashkëshortore i kishte munguar intimiteti.
Vrapova drejtë te shtëpia e gruas tjetër dhe i thashë:
– Më vjen keq, por unë nuk do të divorcohem nga gruaja ime e parë.
Më shikoi e hutuar, më futi një shpullë të madhe, mbylli derën dhe filloi të qajë. U largova me shpejtësi. Rrugës bleva një buqetë me lule për gruan time. Shitësja më pyeti se çfarë të shkruajë në kartelë. Buzëqesha dhe i thashë:
– Do të bart në krahë çdo mëngjes, derisa të na ndajë vdekja.
Shkova në shtëpi me buqetë lulesh në dorë dhe buzëqeshje në fytyrë. Vrapova shkallëve për ta takuar gruan time të dashur, të vdekur . . .
Kishte luftuar me kancerin me muaj, por unë nuk e kisha vërejtur i hutuar me gruan tjetër.
E kishte ditur që së shpejti do të vdesë dhe dëshiroi të shpëtojë çdo reaksion negativ të djalit tonë për t’u divorcuar.
Për herëe të parë, në sytë e birit tim u duka baba dhe bashkëshort i kujdesshëm, ideal . . .
Detajet e vogla në jetën tuaj janë të rëndësishme për ju. Këto nuk janë villa, vetura, patundshmëritë, të hollat në bankë. Këto vetëm krijojnë ambient të përshtatshëm për lumturi, por nuk ju sjellin lumturi në zemrat tua.
Pra, gjeni kohë të jeni miq dhe bëni gjëra të vogla për njëri-tjetrin që të ndërtoni intimitetin, për të pasur jetë bashkëshortore të lumtur.
Nëse nuk e përcillni këtë tregim, nuk do të ndodh asgjë.
Por nëse e bëni, ndoshta do të shpëtoni ndonjë martesë.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi