NJERIU DHE KALI

Njëherë erdhi një njeri në vizitë te miku i tij. Ndejti një kohë dhe kaloi bukur. Kur erdhi koha e ndarjes, miku ia dhuroi një kalë. Ky u mahnit nga bujaria e mikut. I lumtur kalëroi dhe u largua.

Pas dhjetë ditësh njeriu u kthye te miku me kalin. Përsëri miku e pyeti ngrohtë. Në fund e pyeti: – Çfarë ndodhi?

Njeriu tha: – Nuk e di. Dëshiroja të shkoj në qytet tjetër, por kali më ktheu këtu përsëri.

I zoti i shtëpisë i tha: – Në rregull. Ky kalë ka lindur në këtë fshat dhe është mësuar me shtallën e tij. E kuptoj këtë, por mos harro se unë ta kam dhuruar ty dhe të takon ty.

Pas dy ditësh kalorësi me kalë u largua nga fshati. Kaluan dhjetë ditë tjera dhe kalorësi papritur u paraqit përsëri në shtëpinë e mikut të tij. Përsëri u prit me ngrohtësi. dhe në fund miku e pyeti me butësi: – Çfarë ndodhi këtë herë?

Kalorësi tha: – E njëjta gjë. Kali përsëri më ktheu te ti.

Miku i tha: – Unë do të ndihmoj si duhet të sillesh me kalin.

Një muaj njeriu kaloi te miku duke e mësuar kalin dhe më në fund e përcolli.

Pas kësaj here, kalorësi nuk u kthye kurrë më. Derisa e përcollën, bashkëshortja e pyeti burrin: Çfarë roli patëm ne në këtë? Mendoj ia dhurove kalin, e ai u kthye dy herë.

Burri u përgjigj: – Mund t’i japësh dikujt dhuratë, por kjo nuk do të thotë që personi mund të shfrytëzojë. Përgjegjësia ynë ishte ta mësojmë sesi ta shfrytëzojë dhuratën.

Pra, kur ne i dhurojmë diç dikujt duhet të kemi durim, vendosmëri, dashuri dhe butësi që personit t’ia tregojmë të gjitha bukuritë e dhuratës.

Për këtë, mësuesit e sinqertë janë të shquar me butësi dhe dashuri ndaj njerëzve. Pra, mësuesi duhet ta mësojë nxënësin për hir të Allahut e jo për ndonjë dobi tjetër. Ndërsa nxënësit i nevojitet mësuesi për t’u afruar tek Allahu xh.sh.

Tregimi për dhuratën në mënyrë të bukur tregon për dashurinë e mësuesit ndaj nxënësit, gjegjësisht për butësinë që personi në pozitë më të lartë duhet të ketë ndaj personit me poztë më të ulët.

Pejgamberi s.a.v.s. tërë misionin e tij pejgamberik e ka vënë në një detyrë: “Vërtet, jam dërguar për ta përsosur moralin e bukur.” (Bejhekiu, Hakimi nga Ebu Hurejre)

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi